LAJMI I FUNDIT:

Tjetër fitore nga LA Lakers, James shpëton Clevelandin (Video)

Tjetër fitore nga LA Lakers, James shpëton Clevelandin (Video)

Los Angeles Lakers është futur në seri të fitoreve në NBA, pasi ka marrë të katërtën radhazi.

Skuadra nga Kalifornia, kësaj radhe ishte mysafirë tek Chicago Bulls ku e mposhti me pesë pikë diferencë 108-103.

Që nga fillimi i ndeshjes Lakers ishin në epërsi ndaj vendasve dhe me plot meritë arritën të fitonin ndeshjen e katërt radhazi.

Më meritori për këtë fitore padyshim se ishte Brandom Ingram që shënoi 25 pikë, bëri pesë asistime si dhe pati nëntë kërcime.

Paraqitje të mirë në këtë sfidë pati edhe Jordan Clarkson që shënoi 19 pikë e bëri katër asistime.

Spanjolli i kthyer nga lëndimi, Mirotic ishte më efikasi tek vendasit me 18 pikë, ndërsa nga 16 shtuan Valentine dhe Portis por që nuk mjaftuan për ta ndalur Lakers.

Pas dy humbjeve radhazi nga Oklahoma City Thunder dhe San Antonio Spurs, finalistët e vitit të kaluar Cleveland Cavaliers janë kthyer tek fitorja.

Cavaliers kanë mposhtur me shtatë pikë diferencë Indiana Pacers 115-108.

LeBron James ishte fantastik duke arritur ‘Triple Double’ me 26 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime, ndërsa shtoi edhe një bllokadë dhe pati katër topa të vjedhur.

Me lojë të mirë u dallua edhe JR Smith që shënoi 23 pikë, ndërsa rezervistët Derrick Rose dhe Jeff Green shënuan nga 14 respektivisht 11 pikë.

Për Indianën nuk mjaftuan 25 pikët e Victor Oladipos për ta shmangur humbjen nga Cavaliers. /Telegrafi/

Rezultatet:

Charlotte Hornets – Atlanta Hawks 121:1103

Cleveland Cavaliers – Indiana Pacers 115:108

Toronto Raptors – Utah Jazz 93:97

Chicago Bulls – Los Angeles Lakers 103:108

Memphis Grizzlies – Los Angeles Clippers 100:109

Milwauke Bucks – Brooklyn Nets 116:91

New Orleans Pelicans – Houston Rockets 115:113

Dallas Mavericks – Portland Blazers 93:107

San Antonio Spurs – Philadelphia 76ers 78:97

Phoenix Suns – New York City 85:107

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori