“Suksesi i këngës ‘Ti je ajo’ nuk ka munguar fare, jemi mjaft të kënaqur që kjo këngë është bërë me të vërtetë një hit veror dhe duke u nisur nga fakti se kënga po vazhdon ende të pëlqehet në publik vendosëm që t’ia realizojmë versionin në gjuhën angleze”, ka thënë Dalool për “Zëri”.

“Ti je ajo” është vetëm njëri nga hitet e Dalool, i cili vitin e fundit është rikthyer në estradë me një varg bashkëpunimesh. DJ nga Kosova më herët realizoi edhe një hit tjetër, “Guximi”, në bashkëpunim me Genta Ismajlin. /Zeri/Telegrafi/