LAJMI I FUNDIT:

“Ti iu ke frikësu Santianës” – Blerando dhe Lumbardhi ngacmojnë Edonën

“Ti iu ke frikësu Santianës” – Blerando dhe Lumbardhi ngacmojnë Edonën

Teksa edicionit të dytë të Big Brother Vip Kosova po i afrohet fundit, tensionet dhe emocionet brenda shtëpisë janë në kulmin e tyre.

Mbrëmë, katër finalistët e këtij edicioni u zgjodhën: Edona, Lumbardhi, Blerando dhe Shqipja.


Por edhe pse konkurrenca është në fazat e saj të fundit, nuk ka munguar ngacmimi i lehtë ndërmjet banorëve.

Zbulohen katër finalistët e Big Brother VIP Kosova 2
Lexo po ashtu Zbulohen katër finalistët e Big Brother VIP Kosova 2

Para se të shkonin për të fjetur, Edona u bë shënjestër e ngacmimeve nga Blerando dhe Lumbardhi.

Blerando i thotë Edonës: “Po të rrinte Santi edhe një javë, ti do ta çoje luftë me të”

Foto: Big Brother Vip Kosova/YouTube

Lumi, nga ana e tij, shtoi në këtë ton duke thënë: “Deri para tre dite s’ke guxuar asnjë fjalë t’ia thuash Santit.”

Përballë këtyre komenteve, Edona mbrojti pozicionin e saj, duke u shprehur se ajo e ka dashur Santianën dhe nuk ka pasur ndonjëherë qëllim që ta kritikojë atë, sidomos jo për marrëdhënien e saj me Bucin.

Gjatë kësaj bisede, Edona gjithashtu i dha një kompliment Blerandos, duke i thënë se ai ka pasur një taktikë të mirë gjatë lojës, duke qenë i aftë të bëjë banorët të dalin nga vetja e tyre. /Telegrafi/