LAJMI I FUNDIT:

“Do t’i gjejmë lehtësisht 64 klube” – udhëheqësi i Superligës Evropiane i bindur në projektin

“Do t’i gjejmë lehtësisht 64 klube” – udhëheqësi i Superligës Evropiane i bindur në projektin

Udhëheqësi i projektit të Superligës Evropiane të Futbollit, Bernd Reichart, është i bindur se do të gjejë 64 klube që do të aplikojnë për këtë garë, ndonëse shumë klube të mëdha kanë paralajmëruar tashmë se nuk do të marrin pjesë.

Ideja origjinale që u prezantua në vitin 2021, në të cilën Superliga duhej të përbëhej nga 12 klubet më të fuqishme të futbollit evropian, u ndal nga reagimi i shpejtë i presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe bashkëpunëtorëve të tij.


Por të enjten, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi në favor të Superligës, duke e penguar UEFA-n të përpiqet të bllokojë nisjen e garës së re, i cili supozohet të rivalizojë Ligën e Kampionëve dhe garat e tjera evropiane për klube.

Agjencia A22 Sports, e cila qëndron pas idesë së fillimit të Superligës Evropiane dhe ende gëzon mbështetjen e Real Madridit, ka një plan të ri në të cilin gara e re do të përbëhet nga tre divizione dhe me sistemi të hapur.

“Ne kemi besim se do të gjejmë lehtësisht 64 ekipe. Ne duam ta zhvillojmë propozimin më tej, tani klubet më në fund mund ta bëjnë atë hapur dhe pa frikë nga sanksionet. Ata mund të na ndihmojnë të gjejmë një mënyrë për ta bërë futbollin përsëri të madh në Evropë”, ka thënë CEO i A22 Sports, Bernd Reichart.

“Ato klube që dhanë deklarata refuzimi, më kanë thirrur për t’u bashkuar”, drejtori i Superligës Evropiane ‘lëshon’ bombën
Lexo po ashtu “Ato klube që dhanë deklarata refuzimi, më kanë thirrur për t’u bashkuar”, drejtori i Superligës Evropiane ‘lëshon’ bombën

Argumenti më i fortë i këtij projekti është disponueshmëria e ndjekjes së ndeshjeve pa kosto shtesë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori