LAJMI I FUNDIT:

Theri me thikë një person dhe iku nga vendi i ngjarjes, policia arreston të dyshuarin në Deçan

Theri me thikë një person dhe iku nga vendi i ngjarjes, policia arreston të dyshuarin në Deçan
Foto: Ilustrim

Një therje me thikë ka ndodhur ditën e diel në një lokal në Deçan, dhe personi i dyshimtë ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Por, policia njofton se sot gjatë ditë ka arritur ta identifikojë të dyshuarin dhe ta arrestojë atë, transmeton Telegrafi.


“Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor Deçan, me datë 11. shkurt 2024 rreth orës 22:40, është informuar se në rrugën “Haki Povataj” në Deçan ka ndodhur një incident. Policia menjëherë iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes dhe me të arritur në atë lokacion kanë kuptuar se gjatë përleshjes i dyshuari e kishte lënduar viktimën me mjetë të mprehtë ( Brisk) me ç ‘rast i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman mjekësorë në Spitalin Rajonal në Pejë. Pas një pune intensive nga hetuesit rajonal me datë 12 shkurt 2024 kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin E. B. i lindur me 1978”, thuhet në njoftim.

Tentim vrasje në Deçan - policia në kërkim të një personi
Lexo po ashtu Tentim vrasje në Deçan - policia në kërkim të një personi

Pas intervistimit të të dyshuarit në prezencën e Avokatit mbrojtës, me urdhër të Prokurorit shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori