LAJMI I FUNDIT:

Theret me thikë një person në Prishtinë, rasti po hetohet

Theret me thikë një person në Prishtinë, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim

Një person është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga dy persona të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 13:30 në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë.


Tutje bëhet e ditur se si provë materiale është konfiskuar një thikë.

“Viktima mashkull k-shqiptar është duke u trajtuar në QKUK pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar me thikë nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Si provë materiale është konfiskuar një thikë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport. /Telegrafi/