Thellohet skandali i Barcelonës: Dëshmon tani një ish-gjyqtar për rastin “Negreira”
Rasti “Negreira” vazhdon të bëjë bujë, me detaje të reja që dalin pothuajse çdo ditë. Megjithatë, një ish-gjyqtar ka dalë me një deklaratë befasuese dhe që mund të zgjojë interesin për prokurorinë e Spanjës.
Të hënën, presidenti i La Ligas, Javier Tebas bëri thirrje për dorëheqjen e presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, nëse ai nuk mund të jepte një shpjegim për këtë çështje. Kjo u prit me një reagim të fortë nga ky i fundit, i cili akuzoi Tebasin se ishte i fiksuar pas ndëshkimit të katalunasëve.
Të dy aktualisht janë në pritje të rezultateve të hetimeve para se të lëvizin tutje, por një ish-arbitër ka bërë një sërë deklaratash interesante. Duke folur për RadioMarca, Alberto Gimenez deklaroi se personalisht i është bërë presion nga Enriquez Negreira.
“Negreira më bëri presion. Ai më takoi me gjyqtarë të tjerë dhe më tha: ‘Hej pulë, ki kujdes me atë që thua në televizion. Ju tashmë më kuptoni. Kini kujdes’, ka një formulë për rregullimin e ndeshjeve. Është një kurth për budallenjtë: ‘Unë jam mik i dikujt që do të të mbështesë, ti më jep rezultate në fushë dhe unë do ta rregulloj për ty’”, kështu e nisi deklarimin e tij Gimenez.
“Nëse rezultati është negativ, paratë kthehen. Nëse është pozitiv, i merrja paratë. Nëse humbet dhe i kthen paratë, më thanë se kisha një shans tjetër”.
Megjithatë Gimenez hodhi gjithashtu dyshime mbi aftësinë aktuale të Negreira për të ndikuar në çështjet.
“Ai gjithmonë është mburrur se ka një ndikim. Ai e ka shitur atë sikur të ishte një lider dhe të drejtonte Komitetin e Gjyqtarëve. Dhe ai ia shiti Barcelonës ashtu. Negreira ishte lideri i vetëshpallur. Nuk e kam besuar kurrë. Gjithmonë kam mbajtur distanca me të”, vazhdoi rrëfimi i tij.
“Unë do të thosha që kur gjyqtarët filluan të marrin këto rroga, këto praktika pothuajse kanë përfunduar, janë zhdukur”, ka shtuar më tej Gimenez.
Të martën, të gjitha klubet e La Ligas lëshuan një deklaratë të përbashkët për këtë çështje, përveç Barcelonës dhe Real Madridit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Ka pasur momente kur kam qenë më i mirë se Messi” – Enis Bardhi tregon se krahasimet me argjentinasin e bëjnë krenar
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë