LAJMI I FUNDIT:

Krahasohet me Neymarin, kjo është përgjigja e Milot Rashicës

Krahasohet me Neymarin, kjo është përgjigja e Milot Rashicës

Driblime, shpejtësi në krah, asistime dhe gola. Të dhëna teknike të lakmueshme nga çdo skuadër, që u shoqëruan edhe me krahasimin me yllin brazilian Neymar.

Vlerësimi për Milot Rashicën erdhi sa më shumë e as më pak, por nga UEFA, me talentin kuqezi që ndihet i vlerësuar, por mundohet të qëndrojë më këmbë në tokë.

“Është vlerësim shumë i madh, por besoj se është pak herët, sepse unë sapo kam filluar dhe të krahasohem me Neymarin është herët. Por, është një motivim shtesë për mua”.


“Këto që shkruhen dhe fliten janë gjëra të mira për mua, por ato nuk të ndihmojnë të shkosh me Kombëtaren apo të paraqitesh mirë në ndeshje”.

Edhe pse vetëm 19-vjeçar, Rashica e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë, për të vazhduar rritjen si futbollist dhe për të pritur deri në fund një ftesë nga trajneri De Biasi, për finalet e Euro 2016.

“Gjithçka që duhet të bëj është të vazhdoj në këtë mënyrë si po eci me Vitesse-n, të ndihmoj klubin në objektivat që ka, të shënoj gola dhe të jap asistime.

“Paraqitjet e mira me Vitesse-n mund të më dërgojnë në Kampionatin Evropian, asgjë tjetër. Shpresoj që të vazhdoj me formën që po kaloj dhe pse jo të grumbullohem sërish me Kombëtaren”.

Talenti i lindur në Vushtrri nuk shpërqendrohet as nga zërat e merkatos, që pas ekipeve si Ajax, PSV e Galatasaray, e lidhin me gjigantët nga Serisë A, Napoli dhe Lazio por edhe me Everton, Tottenham dhe Chelsea në Premier League-n angleze.

“Është mëse normale që ndihem mirë për interesimin nga klubet e tjera. Por, për momentin jam i përqendruar vetëm te Vitesse, nuk mendoj për asgjë tjetër. Synoj ta mbyll sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe shpresojmë të arrijmë play-off që na dërgon në kupat e Evropës”.

“Unë do të mundohem ta mbyll një sezon shumë të mirë dhe më pas kur të përfundojë sezoni do ta diskutojmë, edhe pse për momentin jam shumë i lumtur këtu. Me mua nuk ka biseduar askush. Nuk e di ndoshta kanë folur me klubin ose menaxherin, megjithatë për momentin nuk jam i interesuar pasi jam i përqendruar vetëm te Vitesse”, deklaroi Rashica. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Sensacioni më i ri i Liverpoolit i cili ka shënuar 90 gola ka nënshkruar kontratë profesionale

Premier League
Kalo në kategori