LAJMI I FUNDIT:

Tetë klubet të La Ligas kanë thyer rekordin e tyre për transferim të lojtarëve këtë verë

Tetë klubet të La Ligas kanë thyer rekordin e tyre për transferim të lojtarëve këtë verë
Foto: Marca

Klubet e La Ligas kanë hapur qeset me para këtë verë, duke kërkuar që sa më shumë ta përforcojnë skuadrat e tyre. 

Këtë verë, tetë skuadra të nivelit më të lartë të futbollit spanjoll kanë mbyllur marrëveshjet që janë më të shtrenjtë në historinë e tyre.


Alaves, Atletico Madrid , Eibar, Espanyol, Girona, Huesca, Rayo Vallecano dhe Villarreal, kanë thyer rekordet personale.

Alaves në fund të majit zyrtarisht ka njoftuar se ka nënshkruar me John Guidetti nga Celta Vigo.  Ai u pagua katër milionë euro, ndërsa suedezi u bë lojtari më i shtrenjtë në histori të këtij klubi.

Villarreal në fillim të muajit nënshkroi me kamerunasin Karl Toko Ekambi për 18 milionë euro.

Por ata përsëri e thyen këtë rekord duke nënshkruar me Gerard Moreno për 20 milion euro, duke mbyllur dy rekordet në më pak se një javë.

Girona bëri gjithashtu diçka të ngjashme, kur nënshkroi me Marc Muniesa më 27 qershor për 5 milionë euro.

Vetëm dy ditë më vonë, ata e thyen atë rekord duke nënshkruar me Johan Monica për 6 milionë euro.

Në anën tjetër edhe Atletico Madridi ka thyer rekord. Klubi madrilen ka nënshkruar me Thomas Lemarin në vlerën e 70 milionë eurove.

Edhe Espanyol ka thyer rekordin, por duke paguar 60 milionë euro më pak se sa Atletico, pasi nënshkroi për 10 milionë euro me Borja Iglesias. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori