LAJMI I FUNDIT:

Tërmkolli: Vetëvendosje e ka mbajtur në pushtet PDK-në (Video)

Tërmkolli: Vetëvendosje e ka mbajtur në pushtet PDK-në (Video)
Foto: Arkiv

Ish-ministrja dhe ish-deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka folur për situatën aktuale politike në Kosovë dhe Qeverinë Haradinaj dhe për gabimet e LDK-së.

Ajo në “Personale” në RTV Dukagjini, ka thënë se qeverisja e Haradinajt para se të shkonte në Hagë me periudhën e tanishme është i pakrahasueshëm për shkak edhe se në atë kohë mandatin ia dha Presidenti Rugova.


“Nuk është se mund të krahasohen, sepse në atë periudhë Haradinaj mori mandatin nga Presidenti Rugova, dhe përkrahja dhe mbështetja nga Rugova dhe LDK-ja i jepnin një mbulesë dhe një shtysë për të punuar më shumë.
Rezultatet në atë kohë ishin të dukshme, por si duket kjo dikujt i pengoi, dhe Haradinaj u ftua nga Haga”, ka thënë ish-ministrja e qeverisë së Haradinajt, në periudhën e Ibrahim Rugovës.

Punën e Haradinajt si kryeministër aktual, ajo e sheh si të vështirë për shkak të kombinimeve politike dhe ndërthurjes së interesave personale siç thotë ajo.

“Tash kryeministri Haradinaj në këtë kombinim koalicionesh e ka shumë të vështirë për të punuar, sepse është i kushtëzuar nga shumë interesa, para se gjithash personale. Qeveria, tash ka devalvuar në krahasim me atë të dikurshmen që e kishte Haradinaj”.

Ish-deputetja ka thënë se gabimet e LDK-së si parti politike kanë qenë më shumë në raport me veten se me shtetin.

“Gabimi më i madh ishte ndarja në dysh para rreth një dekade. Pas gjithë kësaj kohe ende nuk po mundë të dalë si parti e parë , por tani është koha e saj”.

Aktivistja e LDK-së e ka akuzuar Vetëvendosjen se e ka mbajtur në pushtet PDK-në, për shkak të metodave politike që ka ndjekur ajo.

“Nëse dikush e ka mbajtur në pushtet PDK-në, ajo është Vetëvendosja. Me metodat që ka zhvilluar politikat Vetëvendosja e ka mbajt në pushtet PDK-në”, tha Tërmkolli, duke shtuar se megjithatë Vetëvendosje ka mobilizuar disa njerëz, duke ndikuar në zhvillime pozitive./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Sveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore

Lajme
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë

Lajme
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë

Lajme
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë

Politikë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh

Lajme
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Kalo në kategori