LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasje në Pejë

Tentim vrasje në Pejë
Foto: Ilustrim

Një tentim vrasje ka ndodhur mbrëmë në Pejë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 22:40 në rrugën “Eliot Engel”.


“Me datë 02 shtator 2019 rreth orës 22:40, Policia e Kosovës është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Eliot Engel”- Pejë.
Menjëherë njësitet relevante të policisë kanë shkuar në vendngjarje për të mësuar të gjitha rrethanat lidhur me rast. Sipas të dhënave preliminare dyshohet se personi i dyshuar ka shtënë 3 (tri) herë në drejtim të viktimave, ku fatmirësisht kanë shpëtuar, ndërsa vetura e viktimës është goditur nga predhat në dy dyert e veturës.

Pas kësaj gjuajtje me armë i dyshuari ka ikur me veturën e tij në drejtim të Deçanit, me pas në fshatin Carrabreg-Deçan ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Policia bën të ditur se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar tri gëzhoja të kalibrit 9 mm, po ashtu është konfiskuar edhe vetura e të dyshuarit, ndërsa vetura e viktimës është duke u ekzaminuar nga Hetuesit Rajonal të Drejtorisë Rajonale Pejë.

Policia ka zbuluar identitetin e personit të dyshuar dhe është duke ndërmarrë të gjitha masat për arrestimin e tij.Të gjitha veprimet policore janë ndërmarrë në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit./Telegrafi/