LAJMI I FUNDIT:

Tensionohet situata në Big Brother VIP, Donaldi dhe Iliri debate të ashpra me njëri-tjetrin

Tensionohet situata në Big Brother VIP, Donaldi dhe Iliri debate të ashpra me njëri-tjetrin
Foto: Top Channel

Spektakli Big Brother VIP po sjell çdo ditë e më shumë ngjarje e situatat interesante dhe të tensionuara.

Edhe në natën e sotme (e shtunë), banorët nuk i kanë kursyer debatet me njëri-tjetrin, ndërsa këtë herë në fokus ishin dy nga banorët më të komentuar të momentit, Donaldi dhe Iliri.


Tensionet mes tyre kanë nis prej ditësh, ndërsa sonte ato janë ashpërsuar duke bërë që të kalojnë edhe në ofendime.

E gjitha filloi gjatë koreografisë që banorët e morën për detyrë që ta realizonin, kur Iliri filloi diskutimin me Donaldin.

Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Big Brother VIP Albania

Më pas në debate u përfshinë edhe banorët e tjerë, ishte Sabiani ai që ndërhyri për t’i dalë në mbrojtje Ilirit.

Donaldi tha se është faji i Ilirit që banorët po marrin dënime nga “vëllai i madh”, dhe për këtë duhet të kërkoi falje.

Ndërkohë, kujtojmë që mbrëmë janë larguar me votën e publikut dy banoret, Sheila Haxhiraj dhe Paloma Demneri. /Telegrafi/

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.