Real Madridi ka marrë lajme të tjera negative, pasi Dani Carvajal do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit, si pasojë e një lëndimi tjetër.

29-vjeçari ka pësuar dëmtim muskulor që besohet të jetë lënduar gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.

Ai nuk u paraqit në stërvitjet e mëngjesit të të enjtes, ndërsa ekzaminimet mjekësore kanë treguar lëndim serioz muskulor.

(Foto: Screenshot/Twitter/Nouman)

Carvajal u zëvendësua në minutën e 77-të (nga Alvaro Odriozola) të ndeshjes kundër skuadrës angleze, ndërsa kamerat e kishin kapur duke e tundur kokën, duke qenë se e dinte se ka një problem.

Zinedine Zidane u kishte dhënë pushim lojtarëve të Realit ditën e mërkurë pas barazimit (1-1) ndaj Bluve, kurse ditën e sotme (e enjte) janë kthyer në stërvitje.

Lëndimi i 29-vjeçarit plotësin listën e gjatë të lojtarëve që nuk kanë qenë në dispozicion të trajnerit këtë sezon. /Telegrafi/