LAJMI I FUNDIT:

Të tmerrshmit e mafias: Profilet e 10 vrasësve më të frikshëm të Cosa Nostras (Foto)

Të tmerrshmit e mafias: Profilet e 10 vrasësve më të frikshëm të Cosa Nostras (Foto)

Mafia në Siçili u shfaq në mes të shekullit të 19. Mafia amerikane u ngrit nga të parët e mafies siçiliane, nga vala e emigracionit italian gjatë fundit të shekullit të 19. Për anëtarët dhe bashkëpunëtorët e Mafies, vrasja ishte një nga gjërat kryesore. Shpeshherë vrasjet kryheshin për hakmarrje ose për shkak keqkuptimesh. Vrasja u kthye në një profesion tek mafia. Planifikimi, ekzekutimi dhe zhdukja e provave janë të gjitha pjesë të një vrasësi me kontratë. Shumica e këtyre vrasësve me karrierë, kanë pasur po të njëjtin fat si viktimat e tyre, ose kanë shpenzuar pjesën e mbetur të jetës në burg.

Joseph Barboza (Kafsha)


2

Barboza është i njohur si një ndër vrasësit me pagesë më të frikshëm të viteve ’60. Besohet se ai ka vrarë 26 njerëz. Nofkën ai e fitoi gjatë një incidenti në një klub nate, kur ai i shkuli me dhëmbë faqen dikujt pas një mosmarrëveshjeje. Për një farë kohe, ai ndoqi karrierën si boksier duke fituar 8 nga 12 ndeshjet e bëra. Pavarësisht disa përpjekjeve për të bërë një jetë të rregullt ai gjithnjë kthehej tek krimi. Në vitin 1950 ai bëri 5 vjet burg në Masaçusets, ku sulmoi rojet dhe të burgosurit e tjerë në disa raste. Pas lirimit të tij, ai u bashkua me kriminelë të mëdhenj dhe filloi rrjetin e tij të vjedhjeve. Gjatë kësaj kohe ai gjithashtu filloi karrierën si vrasës me pagesë për familjen kriminale Patriarca. Sa më shumë rritej numri i viktimave, aq më shumë rritej reputacioni i tij si vrasës. Arma e tij e preferuar ishte pistoleta me silenciator. Shumë shpejt Barboza u bë një figurë e fuqishme dhe e respektuar në botën e krimit. Por me kalimin e kohës bëri shumë armiq. Kur e burgosën, Barbosa mësoi se ish-miqtë e tij kriminelë po thurnin një komplot kundër tij. Ai pranoi të dëshmonte kundër bosit të mafies Raymond Patriarca, në shkëmbim të mbrojtjes nga FBI-ja. Pasi jetoi disa vite i mbrojtur, në vitin 1976, ai u zu në pritë jashtë shtëpisë së tij dhe u vra me armë gjahu.

“I çmenduri” Joe Gallo

3

Joseph Gallo ishte një vrasës i njohur i familjes Profaci me bazë në Nju Jork. Ai vriste pa pikë problem dhe mendohet të ketë kryer shumë vrasje nën urdhrat e bosit të tij Joe Profaci. Nofka e tij nuk ka të bëjë aspak me reputacionin e tij si vrasës. Shumë gangsterë e quanin atë “I çmenduri” sepse ai kishte një zakon që përdorte shprehje nga filmat me mafiozë. Reputacioni i tij u rrit në vitin 1957 kur ai ishte i dyshuari kryesor për vrasjen e bosit të fuqishëm të mafias, Albert Anastasia. Gallo më pas drejtoi një bandë në përpjekje për të rrëzuar bosin e familjes Profaci, Joseph Profaci. Përpjekja ishte e pasuksesshme dhe shumë nga miqtë e tij u vranë nga njerëzit e Profacit. Në vitin 1961, Gallo u dënua për grabitje me 10 vjet burgim. Gjatë kohës që ishte në burg ai u përpoq të vriste shumë nga të burgosurit e tjerë duke i ftuar në qelinë e tij dhe duke u dhënë ushqim të helmuar. Shumë nga këta të burgosur u sëmurën, por asnjë nuk vdiq. Ai u lirua pas 8 vitesh burg. Pas lirimit, Gallo ishte i vendosur të bëhej udhëheqës i familjes kriminale Colombo duke rrëzuar bosin e saj Joe Colombo. Në vitin 1971, një afrikano-amerikan qëlloi liderin e familjes Colombo nën urdhrat e Gallo-s. Megjithatë, shumë shpejt edhe Gallo takoi fundin e tij të dhunshëm. Në vitin 1972 kur po hante në një restorant me familjen e tij dhe truprojën, një person i armatosur doli nga hyrja e pasme e lokalit dhe e qëlloi Gallo-n 5 herë. I dyshuari kryesor për vrasjen e tij është Carlo Gambino, që dyshohet se urdhëroi vrasjen në shenjë hakmarrje për mikun e tij Joe Colombo.

Giovanni Brusca

4

Giovanni Brusca njihet si një nga anëtarët më të pamëshirshëm dhe sadistë në historinë e mafias siçiliane. Ai pretendon se ka vrarë mbi 200 persona, edhe pse autoritetet nuk e thonë një gjë të tillë. Busca u rrit në Palermo dhe e filloi lidhjen me botën e krimit që në moshë të re. Ai kryente vrasje nën urdhrat e bosit të tij Salvatore Riina. Brusca mori pjesë në vrasjen e gjykatësit të njohur Giovanni Falcone në vitin 1992. Një bombë e madhe e vendosur poshtë një ure në Palermo u përdor për vrasjen e gjykatësit antimafia. Kur makina e Falcone-s kaloi mbi urë, ishte Brusca ai që shtypi butonin për të shpërthyer bombën. Një ish-mik i Brusca-s, Giuseppe di Matteo, bashkëpunoi me policinë dhe nxori emrin e Brusca-s si fajtor në vrasjen e Falcones. Që ta bënte Di Matteo-n të heshtte, Brusca mori peng djalin e tij 11-vjeçar dhe e torturoi atë për dy vjet. Ai gjithashtu i dërgonte Di Matteo-s foto të djalit të torturuar, duke e nxitur që të tërhiqte dëshminë. Si përfundim, ai e dogji me acid djalin e Di Matteo-s. Brusca mori dënim të përjetshëm pasi u arrestua në një shtëpi të vogël në një fshat siçilian. Aktualisht ai ndodhet në burg ku do të kalojë ditët e fundit të jetës së tij.

John Scalise

5

John Scalise shërbeu si një nga vrasësit e parë me pagesë të Al Capone gjatë viteve ’30 e ’40. Kur ai ishte 20 vjeç humbi syrin e tij të djathtë gjatë një përleshje me thika. Pasi Scalise i forcoi lidhjet me botën e krimit ai filloi të punonte si vrasës me pagesë për vëllezërit Gennas. Më pas dezertoi fshehurazi dhe pranoi kontratën nga Al Capone. Kur kreu një dënim me burg për 14 vjet, ai vazhdimisht rrihej nga të burgosurit e tjerë. Ai më shumë është i njohur si një nga të dyshuarit e Masakrës së Shën Valentinit, kur 7 persona u vranë nga disa gangsterë të veshur si policë. Scalise u arrestua dhe u akuzua për vrasje, por më pas u shpall i pafajshëm për mungesë provash. Al Capone më pas zbuloi se Scalise dhe dy vrasës të tjerë po thurnin një komplot për rrëzimin e tij. Capone i rrahu për vdekje të tre ata me shkop bejsbolli, përpara se një i punësuar e tij ta përfundonte punën duke i shtënë me pistoletë.

 Tommy DeSimone

6

Tommy DeSimone është i njohur nga aktori Joe Pesci në filmin e vitit 1990 “Goodfellas”. Edhe pse në film Joe Pesci është trupvogël, në të vërtetë DeSimone 1.90 metra i gjatë e afro 100 kg. Ka prova se ai ka vrarë 6 persona, edhe pse totali mendohet të jetë mbi 11. Ai u përshkrua nga bashkëpunëtori i drejtësisë Henry Holl si një “psikopat”. Vrasjen e parë DeSimone e kreu në vitin 1968 pa asnjë arsye. Kishte qenë duke ecur një mbrëmje së bashku me Henry Holl, kishte thirrur një person dhe e kishte vrarë pa shkak. Kjo nuk do të ishte hera e fundit që De Simone do të shkrepte armën. Gjatë një mosmarrëveshje për faturën në një lokal në pronësi të bosit Jimmy Burke, DeSimone nxorri pistoletën dhe i kërkoi kamarierit të kërcente për të, por duke qenë se ky i fundit refuzoi, e qëlloi në këmbë. Një javë më vonë shkoi në të njëjtin lokal për të tallur personin që e kishte goditur në këmbë. Kur ai i ktheu fjalë, DeSimone e qëlloi tre herë në gjoks duke e lënë të vdekur. Tommy DeSimone u bë vrasës me kontratë për Jimmy Burke, dhe punoi për të eliminuar bashkëpunëtorët e mundshëm të drejtësisë. Një nga viktimat ishte një mik i ngushtë i Tommy-t i quajtur Stacks Edwards. Burke i tha DeSimone-s se ai mund të bëhej anëtar i mafies nëse e vriste mikun e tij kështu që DeSimone pranoi. Ai e qëlloi 6 herë në gjoks me pistoletë me silenciator. Ishte temperamenti i keq i Tommy-t që solli fundin e tij. Ai vrau dy miqtë e ngushtë të bosit të familjes Gambino, John Gotti-t, William DeVino-n dhe Foxy Jerothe. Dyshohet se ka qenë vetë John Gotti që e ka vrarë DeSimone-n. Më vonë Henry Hill rrëfeu se vrasja e DeSimone-s zgjati shumë pasi Gotti donte që ai të vuante. Kur vdiq ishte 28 vjeç, por mbetjet e trupit të tij nuk u gjetën kurrë.

 Salvatore Testa

7

Salvatore Testa ishte një gangster nga Filadelfia që shërbeu si vrasës me pagesë për familjes kriminale Scarfo nga viti 1981 deri kur vdiq në vitin 1984. Babai i tij, një kriminel i pushtetshëm u vra nga një bombë në vitin 1981 duke lënë Salvatoren në kontroll të bizneseve të tij të ligjshme dhe të jashtëligjshme. Kjo e bëri Salvatoren shumë të pasur që kur ishte 25 vjeç. Testa ishte shumë agresiv dhe vrau 15 vetë personalisht. Një nga personat që vrau ishte ai që organizoi vdekjen e babait të tij, Rocco Marinucci. Trupi i Marinucci-t u gjet një vit pas vdekjes së babait të Salvatores. Trupi u gjet i mbuluar nga plumbat. Mendohet se Testa kur e vrau kish thënë: “Do doja që të ishte akoma gjallë që ta vrisja sërish”. Testa arriti t’i mbijetonte disa përpjekjeve për vrasje. Njëherë shpëtoi kur disa persona i qëlluan gjatë kohës që po qëndronte në një restorant. Por fundi i Salvatores erdhi kur i bënë një kurth ish-miqtë e tij mafiozë. Ai u qëllua mbrapa koke. Ishte bosi i familjes Scarfo ai që urdhëroi vrasjen sepse besonte se Testa po thurte një komplot kundër tij.

 Salvatore Gravano “Demi”

8

Salvatore ishte anëtar dhe nënkryetar i familjes kriminale Gambino. Ai ndoshta njihet më shumë pasi u bë bashkëpunëtor i drejtësisë ndaj ish-bosit të familjes John Gotti. Dëshmia e tij bëri që Gotti të mbetej në burg për vitet e mbetura të jetës së tij. Gravano gjithashtu kreu vrasje të shumta gjatë karrierës së tij kriminale. Ai mori nofkën “Demi” për shkak të përmasave të tij trupore, dhe zakonit të tij për të qenë shkaktar i zënkave me kriminelët e tjerë. Ai e filloi karrierën e tij në vitin 1960 si një anëtar i familjes Colombo. Mori pjesë në grabitje me armë dhe vrasjen e parë e kreu në vitin 1970. Bashkanëtari Joe Colluci pati një lidhje me gruan e mikut të Gravanos, Tommy Spero dhe kishte si qëllim ta vriste këtë të fundit. Ishte vetë Gravano që e vrau mikun e tij dhe për këtë fitoi respekt të madh në botën e krimit. Në fillim të viteve ’70, Gravano ishte anëtar i familjes Gambino. Pas një viti aktivitet të plotë me vrasje e grabitje ai tashmë ishte i respektuar në familjen Gambino. Gravano më pas u bë nënkryetar i familjes kriminale Gambino dhe ishte vrasësi i preferuar i John Gotti-t në atë kohë. Pasi u dënua për disa vrasje, ai ofroi prova kundër Gotti-t, në shkëmbim të reduktimit të viteve të dënimit. Ai rrëfeu 19 vrasje e megjithatë mori një dënim me 5 vjet burg. Pas lirimit, ai jetoi i fshehur nga mafia edhe pse më vonë u përfshi në një organizatë kriminale në Arizona dhe tani ndodhet në burg.

Giuseppe Greco

9

Greco ishte një kriminel italian që punonte si vrasës me pagesë në Palermo të Italisë gjatë viteve ’70. Ndryshe nga vrasësit e tjerë, Greco operonte gjatë kohës që ishte i arratisur për pjesën më të madhe të karrierës së tij kriminale. Ai rrallë punonte vetëm, gjithnjë qëndronte me një grup personash me kallashnikovë AK47 që u ngrinin kurthe viktimave. Ndërsa ishte në arrati ai u dënua për 58 vrasje, edhe pse totali vrasjeve mendohet të jetë 80, transmeton tiranaobserver. Në një rast, ai torturoi dhe vrau një adoleshent edhe të atin e të cilit e kishte vrarë më parë. Thuhet se e treti trupin e tij me acid. Në vitin 1979 Greco ishte një njeri i respektuar nga Komisioni i Mafias. Shumicën e vrasjeve i kreu ndërmjet viteve 1980-1983, gjatë Luftës së Dytë të Mafias. Trupat e viktimave të tij dërgoheshin në “Dhomën e Vdekjes” – një kasolle ku ai torturonte, vriste e treste me acid trupat e viktimave. Në vitin 1982, bosi i Palermos Rosaria Riccobono u ftua për një barbekju në shtëpinë e Greco-s. Pasi Riccobono dhe njerëzit e tij më të pushtetshëm erdhën në shtëpi, ata u vranë nga Greco dhe njerëzit e tij. Vrasja u urdhërua nga Salvatore Riina që ishte i shqetësuar nga pasuria dhe pushteti i Riccobono-s. Asnjë nga trupat nuk u gjet e mendohet se janë hedhur ushqim për derrat. Greco u vra në shtëpinë e tij në vitin 1985, nga dy ish anëtarë të skuadrës së tij. Ishte vetë Salvatore Riina që urdhëroi vrasjen e tij sepse mendoi që Greco po bëhej ambicioz më shumë seç duhej.

Abraham Reles

10

Abe Reles ishte vrasësi më famëkeq i “Murder Inc”, një grupi sekret vrasësish me pagesë që punonin për Mafia nga viti 1920-1950. Më aktiv ai ishte gjatë viteve 1930 kur punonte për një sërë familjesh mafioze në Nju Jork. Reles ishte i pamëshirshëm. Ai një herë vrau punonjësin e parkimit pasi ia solli makinën me pak vonesë. Suksesi i tij në karrierën kriminale bëri që ai të ishte pjesë e listës së mafiozëve të respektuar, sëbashku me ish-shokun e tij Meyer Shapiro. Më vonë, Reles dhe disa gangsterë të tjerë u zunë në pritë nga njerëzit e Shapiros, edhe pse asnjë nuk mbeti i vrarë nga kjo përpjekje. Meyer Shapiro më pas rrëmbeu të dashurën e Reles dhe e përdhunoi atë. Misioni i radhës për Reles ishte hakmarrja, të vriste Shapiron dhe dy vëllezërit e tij. Pas disa tentativash pa sukses, Reles hyri me forcë në shtëpinë e Shapiro dhe e nxori në rrugë atë duke e poshtëruar, përpara se ta vriste. Brenda tre vjetësh Reles i vrau të tre vëllezërit Shapiro. Pasi e arrestuan dhe ai pranoi se do të dëshmonte kundër bosit të fuqishëm të mafias Albert Anastasia. Ai po ruhej në një dhomë hoteli nga rojet një natë përpara dëshmisë. Mëngjesin tjetër u gjet i vdekur në trotuarin e rrugës. Nuk dihet nëse ai u hodh vetë, e shtynë, apo po mundohej të arratisej.

Richard Kuklinski “Njeriu i akullt”

11

Ndoshta vrasësi më famëkeq në histori, “Njeriu i Akullt” Kuklinski mendohet se ka vrarë 200 persona (por kurrë fëmijë apo gra) gjatë jetës së tij. Ai operonte në Nju Jork e Nju Xhërsi nga viti 1950-1988 dhe punonte si vrasës me pagesë për familjen kriminale DeCavalcante, si dhe për familje të tjera të shquara. Kuklinski e kreu vrasjen e parë kur ishte 14 vjeç. Për të fshehur provat ai preu gishtat e personit dhe i hoqi atij dhëmbët përpara se ta hidhte poshtë urës së Nju Xhërsit. Që në adoleshencë ai u kthye në një vrasës serial në Manhattan, duke vrarë njerëz të pastrehë. Shumica e viktimave të tij qëlloheshin me armë ose me thikë. Ai filloi të vriste këdo që e kundërshtonte atë. Reputacioni i brutalitetit të tij ra shpejt në veshin e familjeve mafioze, që donin ta përdornin talentin e tij për punët e veta. Ai u bë anëtar i familjes Gambino. Që të bëhej anëtar i familjes, ata e urdhëruan që të vrisnin një njeri të rastësishëm në rrugë. Pasi i treguan objektivin, Kuklinski doli nga makina, shkoi drejt burrit dhe e qëlloi atë prapa koke. Ky ishte fillimi i karrierës së Kuklinskit si vrasës me pagesë. Për 30 vjet Kuklinski punoi me sukses si vrasës. Nofka e tij “Njeriu i Akullt” u vu për shkak se ai i ngrinte trupat e viktimave të tij, në mënyrë që ato të bëheshin më të vështirë për t’u hetuar nga policia. Kur autoritete më në fund e identifikuan Kuklinskin si vrasës me pagesë, ata nuk gjetën asnjë dëshmi për ta arrestuar për vrasje. Atyre iu desh një mënyrë tjetër për ta arrestuar atë, duke kamufluar një agjent policie si një bos mafioz që kërkonte ta punësonte atë. Ai e regjistroi planin e Kuklinskit për të kryer vrasjen. Ai mori 5 dënime të përjetshme me burg. Kuklinski vdiq në burg nga shkaqe natyrale në moshën 70-vjeçare.

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori