LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën përcaktohet kampioni i Kosovës në ligën e femrave

Të shtunën përcaktohet kampioni i Kosovës në ligën e femrave
Foto: Basketbolli.com

Bashkimi të shtunën me fillim nga ora 19:00 është nikoqir i Prishtinës në ndeshjen e pestë finale të play-offit në Ligën e Femrave, në të cilin takim do të përcaktohet edhe fituesi i titullit të kampionit në Ligën e Femrave për edicionin 2018/19.

Bashkimi pati shënuar fitore në duelin e parë të luajtur në Prizren, më pas Prishtina pati triumfuar si nikoqire, derisa bardhekaltrat kanë vazhduar me serinë e fitoreve edhe në duelin e tretë në Prizren, kurse në të katërtin ishin prizrenaset ato që shënuan fitore dhe kështu barazuan gjithçka, dhe në këtë mënyrë titulli i kampionit do të përcaktohet në palestrën “Sezai Surroi”.


Ashtu si edhe në katër ndeshjet e mëparshme edhe në këtë vendimtaren për titull pritet rivalitet i madh në parket nga ana e të dyja skuadrave, njofton FBK.

Duhet theksuar se të katër ndeshjet finale të Ligës së Femrave kanë zgjuar interesim të madh tek shikuesit si në Prishtinë ashtu edhe në Prizren, derisa të shtunën në palestrën “Sezai Surroi” prizrenasit kanë premtuar numër të madh të shikuesve dhe spektakël që do të mbahet mend në basketbollin femëror kosovar.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori