LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna armësh në Nju Jork, plagosen pesë persona – në mesin e tyre edhe dy fëmijë

Të shtëna armësh në Nju Jork, plagosen pesë persona – në mesin e tyre edhe dy fëmijë

Pesë persona në mesin e tyre dy fëmijë janë plagosur nga të shtënat që kanë ndodhur në Nju Jork, raporton NBC duke u thirrur në burime brenda policisë amerikane.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 16:00 në Bronx, kurse në videot e kamerave të sigurisë shihet sulmuesi duke vrapuar në drejtim të një personi dhe shkrep pesë plumba, transmeton Telegrafi.


Pronari i një dyqani në afërsi ku ndodhën të shtënat, ka bërë të ditur se disa të plagosur kanë vrapuar tek lokali i tij duke kërkuar ndihmë.

Ndërkaq New York Times, ka raportuar për dy djem të plagosur të moshës 10 dhe 14 vjet, si dhe një vajzë 19-vjeçare.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, kurse asnjëri prej tyre nuk është në gjendje kritike. Në anën tjetër policia ka bërë të ditur se janë vënë në kërkim të sulmuesit. /Telegrafi/