LAJMI I FUNDIT:

Të mbeturit jashtë Këngës Magjike, reagojnë artistët

Të mbeturit jashtë Këngës Magjike, reagojnë artistët

Evi Reçi, ndër të parët emra që u mësua se ka mbetur jashtë finales së Këngës Magjike, natyrisht ka edhe shumë kolegë të tjerë pas.

Si çdo vit, edhe këtë herë, hatërmbetjet kanë nisur mes atyre që nuk janë bërë pjesë e finales së madhe të kësaj të shtune.


“Dorëzohu”, kënga e prezantuar në Këngën Magjike nga Evi Reçi, e cila këtë vit kishte eksperimentuar pak më shumë me stilin e saj, nuk do të dëgjohet sonte në Pallatin e Kongreseve. Nga votat e vetë artistëve, duket se Evi nuk ka fituar pikët e mjaftueshme për të qenë pjesë e finales së këtij edicioni.

Lajmin që është jashtë finales e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, e cila falënderon me një mesazh të gjithë fansat dhe miqtë që e kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi, pa dhënë detaje të tjera, por duke theksuar performancën e gjysmëfinales e cila i ka dhënë shumë emocione.

“Të dashur miq, pas një performance që nuk do ta harroj kurrë, rrugëtimi im në Këngën Magjike përfundon këtu, pasi nuk jam ndër finalistët. Ifalënderoj të gjithë ata që më përkrahën me sinqeritet dhe dashamirësi, mesazhet tuaja ishin forcë. PS: Mos u dorëzoni kurrë! Faleminderit nga zemra!”, ka shkruar Evi.

Mes atyre që kanë mbetur jashtë është edhe Klejti Mahmutaj, i cili emocionoi të gjithë publikun me baladën e ndjerë “Më mbaj”. Siç duket, edhe Klejti nuk i ka marrë votat e mjaftueshme nga kolegët për të qenë në finale, pavarësisht se performanca e tij ishte ndër më të vlerësuarat.

Në një status në Instagramin e tij, pasi ka lajmëruar që nuk do të këndojë sonte në Këngën Magjike, Klejti ka shpërthyer nga zemërimi kundrejt disa artistëve që, sipas tij, janë pseudoartistë që bëjnë pazare mes tyre dhe që e kanë blerë finalen.

“Përshëndetje, miq, kolegë, dashamirës. Rrugëtimi im” magjik” përfundoi në gjysmëfinale. Kolegët e nderuar që paskan dëgjuar me veshët mbrapa koke e mendjen te pazaret kanë vënë firmën e tyre prej pseudoartistësh në ato fleta me të cilat kanë blerë finalen e tyre. Ky qenka arti shqiptar, nuk shkuake dot shumë larg nëse nuk di dhe pranon të bësh kompromise, nëse nuk bëhesh si ata, nëse nuk këndon me pikë. Me sa duket, zëri, talenti, interpretimi hidhen në kosh përpara pazareve. Suksese të gjithëve, e fitoftë me i miri!”, ka shkruar Mahmutaj.

Ndryshe, sonte do të zhvillohet nata finale e festivalit “Kënga Magjike”. /class/

Në trend Magazina

Më shumë
Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e

Luiz Ejlli bëhet fytyra e re promovuese e "Golden Eagle” - imazhi i tij tashmë në kanaçen e çdo pije energjike

Magazina
Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Banorët e përqeshin, Graciano Tagani largohet duke qarë nga oborri i Big Brother

Magazina
Ndarja e Graciano Taganit dhe Argjira Spancës: Ed Manushi zbulon shkakun e krisjes së marrëdhënies së çiftit

Ndarja e Graciano Taganit dhe Argjira Spancës: Ed Manushi zbulon shkakun e krisjes së marrëdhënies së çiftit

Magazina
Katër muaj që nga nisja e Big Brother - shpërthejnë fishekzjarrët në shtëpinë  e famshme

Katër muaj që nga nisja e Big Brother - shpërthejnë fishekzjarrët në shtëpinë e famshme

Magazina
“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë” - Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

“Lidhja me Beatrixen ka qenë e sajuar nga Donaldi dhe Bora për famë” - Ish-banorja e BBVA habit me deklaratën

Magazina
Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Bes Kallaku feston gjashtëmujorin e të birit Amen, me një fotografi të rrallë

Magazina
Kalo në kategori