LAJMI I FUNDIT:

Të gjithë presin ta shohin në Tokio zhytësen e bukur braziliane – Ingrid Oliveira vjen në LO pas skandalit në Rio

Të gjithë presin ta shohin në Tokio zhytësen e bukur braziliane – Ingrid Oliveira vjen në LO pas skandalit në Rio
(Foto: Instagram/ingrid.oliveira96)

Deri në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, Ingrid Oliveira njihej vetëm nga ata që i përcillnin me vëmendje sportet braziliane, ndërsa zhytësja tërheqëse u bë e famshme në të gjithë botën pas vitit 2016, por jo për shkak të suksesit sportiv.

Gjegjësisht, ajo erdhi në epiqendrën e publikut botëror pas Lojërave Olimpike në Rio kur pranoi se kishte pasur një ‘maratonë’ në shtrat gjatë garës.

Ingrid mbeti pa medalje në Rio, derisa natën para garës e kishte kaluar në një dhomë me lundruesin Pedro Goncalves, ndërsa shoqja e saj e dhomës, me të cilën garonte në dyshe, ishte larguar nga dhoma.


(Foto: Instagram/ingrid.oliveira96)

Në media rrodhi informacioni se ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale para garës, prandaj të nesërmen nuk ishte në kulmin e formës dhe brazilianët mbetën pa një medalje, edhe pse konsideroheshin favoritë.

“Do ta them të vërtetën. E mora Pedron në dhomë, por nuk ndodhi një natë para garës dhe askush nuk qëndroi para dhomës për shkak të kësaj. Dhe nuk më dëbuan nga Lojërat. Nuk e bënë, sepse kam një të kaluar të përsosur. Pedro dhe unë bëmë atë që donim, si shumë të tjerë “, kishte rrëfyer Ingrid në një intervistë për UOL Sports.

(Foto: Instagram/ingrid.oliveira96)

Partnerja dhe shoqja e saj e dhomës asokohe kishte thënë se Oliveira e dëboi nga dhoma, në mënyrë që të ishte me lundruesin dhe pas kësaj konkurrentja e bukur u pezullua nga ekipi kombëtar.

Rio i takon të kaluarës, ndërsa fansat tashmë presin ta shohin atleten atraktive në kryeqytetin e Japonisë (faza preliminare me 4 gusht). Ajo është 25 vjeçare, garon në kërcime prej 10 metrash, në mënyrë individuale dhe të sinkronizuar. Ndërsa mbetet të shihet se si do të shkojë ky vit dhe nëse do të sillet më mirë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/ingrid.oliveira96)

(Foto: Instagram/ingrid.oliveira96)

Në trend Magazina

Më shumë
Dafina Zeqiri shihet në spital në shoqërinë e bashkëshortit – pritja e ëmbël mund të ketë nisur

Dafina Zeqiri shihet në spital në shoqërinë e bashkëshortit – pritja e ëmbël mund të ketë nisur

Magazina
Shkolla e saj fillore rrezikon të mbyllet, Rita Ora bën thirrje: Kam shumë kujtime atje, ndihmoni në përpjekjen që ajo të shpëtojë

Shkolla e saj fillore rrezikon të mbyllet, Rita Ora bën thirrje: Kam shumë kujtime atje, ndihmoni në përpjekjen që ajo të shpëtojë

Magazina
Leonardo DiCaprio dhe yjet e Hollywood-it pushtojnë gjysmëfinalet e meshkujve në Wimbledon mes temperaturave përvëluese

Leonardo DiCaprio dhe yjet e Hollywood-it pushtojnë gjysmëfinalet e meshkujve në Wimbledon mes temperaturave përvëluese

Magazina
Lily Allen provokon me të brendshme të kuqe, tregon me krenari rezultatet e operacionit të gjoksit

Lily Allen provokon me të brendshme të kuqe, tregon me krenari rezultatet e operacionit të gjoksit

Magazina
Media zvicerane 'Watson': Noizy akuzohet jo për një, por për disa vepra penale në Zvicër

Media zvicerane 'Watson': Noizy akuzohet jo për një, por për disa vepra penale në Zvicër

Magazina
Bianca Censori dhe Kanye West tërheqin vëmendjen në Los Angeles mes akuzave të rënda ndaj reperit

Bianca Censori dhe Kanye West tërheqin vëmendjen në Los Angeles mes akuzave të rënda ndaj reperit

Magazina
Kalo në kategori