Vitin e kaluar ne kemi parë ardhjen e shumë foshnjave të famshme, nga Meghan Markle dhe i fëmija i parë i Princit Harry, Archie, tek Blake Lively dhe fëmija i tretë i Ryan Reynolds.
Dhe do të ketë edhe më shumë fëmijë të ‘listës A’ që kanë bërë debutimin e tyre në vitin 2020.
Cameron Diaz dhe Benji Madden ishin dy nga të famshmit që mirëpritën një foshnjë (një vajzë e quajtur Raddix), por ata nuk janë të fundit.
Cameron Diaz dhe Benji Madden (Foto: Getty Images/Guliver)
Cameron Diaz dhe Benji Madden njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të parë, vajzës, Raddix, më 3 janar.
Bar Refaeli (Foto: Gabriel Maseda/NurPhoto via Getty Images)
Bar Rafaeli mirëpriti fëmijën e tretë me bashkëshortin Adi Ezra në muajin janar. Çifti gjithashtu kanë edhe dy fëmijë: Elle, 2 dhe Liv, 3.
Keke Wyatt (Foto: Getty Images/Guliver)
Këngëtarja Keke Wyatt ka mirëpritur fëmijën e saj të dhjetë, një djalë të quajtur Ke’Riah, më 6 janar.
John David Duggar dhe Abbie (Foto: Instagram)
John David Duggar dhe gruaja e tij, Abbie, u bënë prindër për herë të parë në janar.
Ashley Graham (Foto: Getty Images/Guliver)
Supermodelja Ashley Graham dhe bashkëshorti i saj, Ervin mirëpritën djalin e tyre, Isaac në janar.
DJ Khaled (Foto: Getty Images/Guliver)
DJ Khaled njoftoi se ai dhe gruaja e tij u bënë prindër për herë të dytë të një djali në muajin janar.
Enrique Iglesias (Foto: Getty Images/Guliver)
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova mirëpritën fëmijën e tretë së bashku në fund të muajit janar.
Quentin Tarantino dhe gruaja e tij, Daniella (Foto: Getty Images/Guliver)
Quentin Tarantino dhe gruaja e tij, Daniella mirëpritën fëmijën e tyre më 22 shkurt.
Jenna Dewan dhe Steve Kazee (Foto: Getty Images/Guliver)
Vajza e Jenna Dewan dhe Steve Kazee, Callum, bëri debutimin e saj në Instagram më 10 mars.
Andy Grammer (Foto: Getty Images/Guliver)
Këngëtari Andy Grammer dhe gruaja e tij, Aijia Grammer, mirpëritën vajzën e tyre të dytë më 3 prill. /Telegrafi/