LAJMI I FUNDIT:

Të dështuarit dhe të suksesshmit në xhiron e parë të fazës grupore të ‘Euro 2020’

Të dështuarit dhe të suksesshmit në xhiron e parë të fazës grupore të ‘Euro 2020’
(Foto: Twitter/ESPN FC)

Ndërkohë që ka nisur xhiroja e dytë e fazës grupore në kuadër të ‘Euro 2020’, Football Italia ka bërë një përzgjedhje të lojtarëve me paraqitjet më të dobëta dhe të atyre me paraqitjet më të mira në kuadër të xhiros së parë.

Të dështuarit

(Foto: Twitter/Newsweek)

5. Hakan Calhanoglu – Mesfushori turk u la nën hije nga Nicolo Barella në duelin e lojtarëve nga klubet rivale të qytetit të Milanos. Ylli i Interit luajti më mirë se ai i Milanit në fitoren e Italisë (3-0) ndaj Turqisë.


4. Remo Freuler – E startoi ndeshjen ndaj Uellsit në krah të Granit Xhakës, por nuk ia doli të kishte ndikim dhe ka marrë kritika të shumta nga mediat në Zvicër.

3. Wojciech Szczesny – Polonia humbi nga Sllovakia (2-1) kurse portieri i Juventusit shënoi autogol. Ishte hera e parë që një portier e fuste topin në rrjetën e vet në një ndeshje të Kampionateve Evropiane.

2. Alvaro Morata – Humbi rastet e tij në takimin ndaj Suedisë dhe ishte pritur më shumë nga ai. Sulmuesi i Juventusit është kritikuar pas deklaratës se nuk i intereson çfarë thonë tifozët, pasi sipas tij, ata e kanë kritikuar madje edhe Fernando Torres. Sidoqoftë, Spanja ka nevojë për paraqitje më të mira nga ai.

1. Merih Demiral – Ishte futbollisti që e shënoi golin e parë të këtij Evropiani, mirëpo ishte në portën e gabuar. Italia kaloi në epërsi ndaj Turqisë falë autogolit të tij që nuk shënonte një fillim të mirë të turneut, duke qenë se monitorohet nga Atalanta dhe Tottenham Hotspur.

Lukaku, Schick e Kante, lojtarët që shkëlqyen në ndeshjet e para të grupeve – në mesin e tyre edhe një shqiptar
Lexo po ashtu Lukaku, Schick e Kante, lojtarët që shkëlqyen në ndeshjet e para të grupeve – në mesin e tyre edhe një shqiptar

Të suksesshmit

(Foto: Twitter/ESPN FC)

5. Romelu Lukaku – Shumëkush ka parashikuar se sulmuesi i Interit do të jetë golashënuesi më i mirë i këtij Evropiani dhe belgu nuk zhgënjeu duke realizuar dy herë kundër Rusisë, ndërsa golat e tij ia dedikoi Christian Eriksenit.

4. Milan Skriniar – Realizoi golin e fitores së Sllovakisë ndaj Polonisë (2-1) dhe u shpall lojtari më i vlefshëm i takimit. Ai ka thënë se nuk planifikon të largohet nga Nerazzurrët dhe ky është lajm i mirë për kampionin e Serie A.

3. Paul Pogba – Padyshim që ndeshja kryesore e xhiros së parë në fazën grupore, ishte ajo ndërmjet Francës dhe Gjermanisë. Les Bleus fituan me autogolin e Mats Hummels, ndërsa kishin shumë raste të tjera shënimi. Mesfushori i Manchester Unitedit ishte arkitekt i secilit aksion dhe u shpall lojtari më i mirë në atë takim.

2. Cristiano Ronaldo – Theu një sërë rekordesh në një ndeshje të vetme. U bë lojtari i parë që luante dhe shënonte në pesë Kampionate Evropiane, si dhe theu rekordin e Michel Platini si golashënuesi më i mirë në histori të Kampionateve Evropiane. ME dy golat e shënuar ndaj Hungarisë, CR7 dëshmoi edhe njëherë se e bart mbi super kombëtaren e tij.

1. Simon Kjaer – Kapiteni i Danimarkës veçmë ka lënë shenja në ‘Euro 2020’. Rëndësia e tij ishte mbi futbollin. Ai ia shpëtoi jetën Christian Eriksenit duke ia dhënë ndihmën e parë. Do të ishte një e shtunë tragjike në Parken, por falë tij e gjithë bota e futbollit shpëtoi nga një ngjarje e rëndë.

/Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori