Doruntina Shala apo siç njihet me emrin e artit, Tayna, këtë kohë ka qenë duke shijuar pushimet në destinacione të ndryshme.

Fillimisht në Los Angeles, Kaliforni, e më pas njoftoi fansat se shijoi disa ditë edhe në Turqi.


Sidoqoftë, krijuesja e hitit “Qe Qe” së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa imazhe atraktive në llogarinë personale, Instagram.

Screenshot 9 12 Tayna (Foto: Instagram)

Ajo vjen në formë të mahnitshme në pozat e realizuara në Los Angeles, ku shfaqet me një fustan të prerë anash e në pjesën e sipërme vetëm me sytjena.

Tayna ka vënë në pah linjat atraktive trupore, derisa siç duket shfaqet edhe pa të brendshme.

Fotografitë ndërkohë u komplimentuan mjaft shumë edhe nga ndjekësit që numëron në këtë rrjet.

"Qe qe" përndryshe deri më tani ka mbledhur mbi 11 milionë shikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/