LAJMI I FUNDIT:

Tayna po i bashkohet labelit Sony Ultra Music?

Tayna po i bashkohet labelit Sony Ultra Music?
Tayna

Tayna, këngëtarja e re arriti shumë shpejt të prek majat e top-listave muzikore shqiptare.

Duket se bukuroshja jonë është gati për hapin e radhës në karrierën muzikore, e cila gjë mund t’ia ndryshon karrierën.


Publikohet një imazh i Taynas nga adoleshenca
Lexo po ashtu Publikohet një imazh i Taynas nga adoleshenca

Në fakt, menaxheri i reperes prizrenase Rinor Hykolli ka publikuar një imazh në llogarinë personale në Instagram që lë të kuptohet se rep-artistja do të nënshkruajë kontratë me Sony Ultra Music.

Në këtë formë, biondina do t’i bashkohej labelit që i përket edhe këngëtarja jonë me famë botërore, Era Istrefi.

Kujtojmë se Tayna arriti sukses të madh me këngën “Columbiana”, që e solli në bashkëpunim me Don Phenom.

“Shqipe”, “Fake” dhe “Doruntina” janë tri hitet tjera pasuese, të cilat ishin mjaft të suksesshme.

Ndryshe, artisja është duke punuar në projekte të reja muzikore, që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/