Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka performuar së fundmi në një koncert për fansat e saj në Londër.

Ajo është dukur mjaft atraktive dhe provokuese e veshur me një fustan të kuq të shkurtër.


Reperja ka interpretuar disa prej hiteve të saj para publikut shqiptar në Londër, duke ndezur kështu atmosferën në maksimum për ndjekësit e saj.

276096801 939120886790871 4207188266905928962 n e1647949188307

Tayna shquhet për performancat e saj ‘të nxehta’, duke ditur gjithmonë se si të bëjë për vete publikun me lëvizjet provokuese.

E aftësitë në vallëzim, reperja i dëshmoi edhe në këtë koncert, nga i cili janë publikuar shumë video në rrjetet sociale.

276937139 948969489132750 5028019840213199593 n e1647949212187

Në TikTok janë publikuar video të shumta ku interpretuesja e hitit "Columbiana", mund të shihet teksa ‘ndez’ atmosferën duke bërë ‘twerk’ para fansave të saj të shumtë.

Ajo vazhdon të mbetet një prej repereve më të suksesshme të tregut vendor të muzikës, me këngë dhe paraqitje të shumta që pëlqehen gjithmonë nga publiku. /Telegrafi/