LAJMI I FUNDIT:

Tayna, Enca Haxhia dhe Rina Balaj – Rrugëtimi i artisteve nga ‘talent show’ në majat e suksesit

Tayna, Enca Haxhia dhe Rina Balaj – Rrugëtimi i artisteve nga ‘talent show’ në majat e suksesit
Rina Balaj, Enca Haxhia dhe Tayna Foto: YouTube

Ka një ton të të famshmëve që së pari bënë emër në konkurse të ndryshme të talenteve.

Por, jo të gjithë morën vlerësime të mira nga gjyqtarët në audicionet e tyre.


Disa yje u refuzuan nga juria përkatëse, por nuk u dorëzuan edhe që atëherë janë bërë emra të famshëm në estradë.

Ilustrin Foto: Metro

Fati i tillë deshi që t’i atakojë edhe tre rep-artistet shqiptare, Tayna, Enca Haxhia dhe Rina Balaj.

Që të tria patën rastin të sfidonin vetën në ‘talent show’, po rezultati i secilës prej tyre nuk ishte i njëjtë.

Doruntina Shala, e njohur ndryshe me emrin artistik si Tayna, mori pjesë në “Talent X” në vitin në vitin 2016.

Ajo interpretoi gjithsej dy këngë, atë të Leonora Jakupit “Të falem ty Kosovë” dhe të Rihannas, “Unfaithful”.

Edhe pse në skenë pati mjaft emocione, artistja e njohur arriti që të kalojë pragun e parë të audicionit.

Që nga atëherë, ëndrrat e saj nuk u ndalën, duke bërë kështu debutimin në treg me këngën “Columbiana” në vitin 2018.

Tayna tashmë ka një karrierë të suksesshme, duke përmendur se ka nënshkruar edhe kontratë me shtëpinë muzikore “Sony Music”.

Tayna Foto: Instagram/tayna

E njëjta nuk ndodhi edhe me rep-artisten Rina Balaj, e cila vendosi që të marrë pjesë në “X Factor” në Shqipëri.

Vetëm në vitin 2015, Rina pati guximin që të shfaq për herë të parë talentin në publik, por që u ballafaqua me refuzim.

Këngëtarja e njohur ndonëse kishte zgjedhur një këngë të rëndë për t’u kënduar, atë të Adele, “Rolling In The Deep”.

Ajo jo vetëm që nuk u pranua për në audicionet e radhës, por u ndalua në mes të interpretimit të këngës.

Rina Balaj Foto: Instagram/isyourgirlrina

Një gjë e tillë nuk e ndaloi këngëtaren që të arrijë majat e suksesit, duke numëruar në ditët e sotme projekte dhe bashkëpunime të shumta.

E njëjta ndodhi edhe me këngëtaren, Enca Haxhia, e cila para gjashtë vitesh aplikoi në një audicion të njohur.
Bëhet fjalë për “The Voice Of Albania”, ku ajo vendosi të interpretojë këngën e Lady Gagas “You and I”.

Gjatë prezantimit të saj, artistja tregonte se sa pasion ka për muzikën, duke theksuar se si fëmijë nuk i preferonte lodrat e zakonshme, por instrumentet.

Ani pse ngjalli reagime të shumta të audiencës, asnjëri prej jurisë nuk shtypi butonin, për ta pranuar Encën në skuadrën e tyre.

Ndonëse jo që nuk ishte edhe shumë e mirë në këndim, komentet që mori nga juria ishin se nuk ishte plotësisht e kompletuar.

E zhgënjyer mbeti ajo dhe familjarët e saj në prapaskenë, të cilët e përqafuan porsa ajo doli nga skena.

Ani pse një 16-vjeçare që u refuzua atëkohë, Haxhia me këngën “A po t’pelqen” siguroi një vend të veçantë në estradën shqiptare.

Kjo këngë u lansua në vitin 2014, që bëri rrugëtimin e saj në muzikë të merr kahje krejt tjetër.

Më pas plasuan edhe bashkëpunime me emra të njohur, e solo projekte që numërojnë miliona klikime në platforma të ndryshme.

Enca Haxhia Foto: Instagram/enca

Po të tre emrat e lartpërmendur janë top artistet në tregun muzikor shqiptar, të cilat gëzojnë karrierë të bujshme.

Vlen të përmendet se prodhimtaritë muzikore të tyre tashmë po bëhen virale, duke marrë me miliona klikime në platformat digjitale. /Telegrafi/

/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti

Magazina

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina

"Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje" - Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon 'tradhtinë' që Xhensila ia bëri Besit

Magazina
Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Aktorja më e pasur në botë ka afro tre miliardë euro pasuri - por shumica as nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për të

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori