Tayna përmbylli një vit tejet të suksesshëm, me projekte të ndryshme, mbrëmje e koncerte të shumta.

Dhe fillimin e vitit 2022, reperja e njohur e ka nis me pushime në Miami, nga ku nuk kanë munguar pozat e shumta atraktive.


Reperja nga Prizreni edhe së fundmi, përmes disa InstaStory ka shfaqur linjat joshëse të trupit për të cilat edhe njihet dhe komentohet vazhdimit.

Screenshot 4 5 Foto: Tayna/Instagram

Tayna shihet e veshur në një palë bikini ngjyrë blu dhe të bardhë, teksa vëmendjen marrin format trupore të saj.

Screenshot 6 5 Foto: Tayna/Instagram

Ndryshe, Doruntina Shala (emri i vërtetë) në ditët e fundit të vitit të lamë pas publikoi projektin e ri muzikor “Pijetore” që erdhi në bashkëpunim me Cricket dhe u realizua edhe me videoklip.

Screenshot 5 6 Foto: Tayna/Instagram

Ndërkohë, Tayna është drejt finalizimit të albumit të ri muzikor, që pritet të publikohet së shpejti. /Telegrafi/