eksperti ad

Taylor Swift ka arritur edhe një sukses ndërkombëtar sa i përket rrafshit të muzikës.

Bukuroshja ka arritur në ngjitet në renditjen tabelore për albumin më të mirë në botë të “Worldwide iTunes Album Chart”.


z 1

Në këtë formë, Swift ka rrëzuar nga froni britanikun, Sam Smith, i cili kryesoi renditjen për një javë.

Smith ishte në krye të kësaj liste me albumin “The Thrill of It All”, por, tani “Reputation” i Swiftit është në vendin e parë.

“Reputation”, që doli dje në shitje, është një hit i madh tashmë. Billboard sot raporton se janë shiru 700 mijë kopje në dyqane dhe në iTunes brenda 24 orëve. Dhe pritet që brenda javës të shiten 1 milion kopje, por që numri mund të jetë edhe më i lartë.

E treta në renditje është Evanescene me albumin "Synthesis" dhe dhjetëshen e parë e mbyll Imagine Dragons me "Evolve". /Telegrafi/Top 10 albumet në këtë top listë janë:

1. Taylor Swift - Reputation

2. SamSmith - The Thrill of It All

3. Evanescence - Synthesis

4. Ed Sheeran - ÷

5. The Corrs - Official page - Jupiter Calling

6. P!nk - Beautiful Trauma

7. Maroon 5 - Red Pill Blues

8. Seal - Standards

9. Elton John - Diamonds

10. Imagine Dragons - Evolve