LAJMI I FUNDIT:

Talenti që është pjesë e Barça B dëshiron të luajë me Gavin në ekipin e parë, sakrifikon pushimet për parasezon

Talenti që është pjesë e Barça B dëshiron të luajë me Gavin në ekipin e parë, sakrifikon pushimet për parasezon

Në një intervistë për Radio Catalunya, talenti i Barcelona B, Aleix Garrido ka zbuluar ambicien e tij për të luajtur në ekipin e parë.

Lojtari 19 vjeçar ka luajtur në radhët e të rinjve të katalunasëve me Gavin dhe shpreson që së shpejti t’i bashkohet mikut të tij në skuadrën kryesore.


“Kemi kohë që luajmë së bashku, kalojmë mirë dhe kemi ende një marrëdhënie të ngushtë”, ka detajuar Garrido.

Ozil i thotë 'Messit turk' të mos i bashkohet gjigantit evropian
Lexo po ashtu Ozil i thotë 'Messit turk' të mos i bashkohet gjigantit evropian

“Ne kemi menduar për këtë, të mund të luajmë së bashku në ekipin e parë. Ai e arriti atë dhe tani varet nga unë”.

Aktualisht duke luajtur te Spanja U-19, të cilët po garojnë në Kampionatin Evropian, ai do të ketë vetëm katër ditë pushim para se t’i bashkohet lojtarëve të Xavit për para-sezon.

“Kur kthehem nga kombëtarja tashmë jemi në fazën përgatitore dhe nuk jam këtu për të kërkuar pushime. Nuk ka asgjë të krahasueshme me aftësinë për të bërë parasezonin me ekipin e parë”, ka shtuar më tej ai.

Vitor Roque do të ketë në kontratën me Barcelonën edhe klauzolën për Topin e Artë
Lexo po ashtu Vitor Roque do të ketë në kontratën me Barcelonën edhe klauzolën për Topin e Artë

“Është një gjë të thirresh për një lojë dhe një tjetër gjë për këtë situatë, të kalosh javë me idhujt e tu, t’i njohësh nga afër dhe të luftosh çdo seancë stërvitore dhe çdo lojë për të marrë një vend në ekip”.

Sezonin e kaluar, Garrido zhvilloi vetëm një ndeshje gjashtëminutëshe kundër Elches. Ai duket i vendosur të fitojë më shumë kohë për të luajtur nën drejtimin e Xavit sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

La Liga
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

Ndërkombëtare
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Messi shënoi një supergol nga distanca, i ngjashëm me një nga golat e tij më të mëdha ndonjëherë

Ligat tjera
Kalo në kategori