LAJMI I FUNDIT:

Takimi me Man Cityn dhe shitjet e mëdha: Zbulohen strategjitë e Juventusit për përforcimin e mesfushës

Takimi me Man Cityn dhe shitjet e mëdha: Zbulohen strategjitë e Juventusit për përforcimin e mesfushës

Drejtuesit e Juventusit së shpejti do të takohen me Manchester Cityn për të diskutuar një marrëveshje të mundshme huazimi për Kalvin Phillips, por Bianconerët mund të shesin gjithashtu Matias Soule dhe Kenan Yildiz për të financuar një nënshkrim me të madh në mesfushë.

Juventusi pritet të marrë përforcimin e mesfushorit në afatin kalimtar të janarit për të zëvendësuar Paul Pogba dhe Nicolo Fagioli të pezulluar.


Drejtori i Bianconerëve, Giovanni Manna, konfirmoi të hënën se klubi po ‘vlerëson mundësitë’ dhe sipas disa burimeve në Itali, mesfushori i Cityt dhe Anglisë, Phillips është mes lojtarëve të monitoruar nga Zonja e Vjetër.

Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Juventusit së shpejti do të takohen me Manchester Cityn për të diskutuar një huazim të mundshëm për 28-vjeçarin që dëshiron më shumë kohë loje përpara Euro 2024.

Juventusi po planifikon të marrë Phillips në një transferim të përkohshëm, por ata kanë nevojë që kampionët e Ligës Premier të paguajnë një pjesë të pagës së mesfushorit deri në fund të sezonit.

Ka një rrugë tjetër që Juventusi mund të ndjekë, e cila, megjithatë, kërkon shitjen e dy lojtarëve premtues: Soule dhe Yildiz. Sulmuesi argjentinas është i huazuar te Frosinone, ku ka shënuar gjashtë gola në 13 paraqitje në Serie A këtë sezon, ndërsa turku po lufton për kohë loje dhe thuhet se është ‘i frustruar’ në Juve.

Juventusi po tenton transferimin e një mesfushori për 55 milionë euro
Lexo po ashtu Juventusi po tenton transferimin e një mesfushori për 55 milionë euro

Nëse Juventusi arrin të shesë dyshen për të paktën 40 milionë euro në janar, ata do të kishin para të mjaftueshme për të nënshkruar objektivin e tyre kryesor në mesfushë, Teun Koopmeiners të Atalantas. Holandezi është një “objektiv ambicioz, por i ndërlikuar” për janarin.

Emra të tjerë në agjendën e Bianconerëve përfshijnë Manu Kone i Borussia Monchengladbach, Pierre-Emile Hojbjerg i Tottenhamit dhe Heorhiy Sudakov nga Shakhtar Donetsk. Ky i fundit është një profil pak më ndryshe, pasi mund të luaj edhe si mesfushor sulmues ose si sulmues anësor. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Formacionet zyrtare: Bayern Munich – Real Madrid: Gjithçka gati për klasiken e futbollit evropian

Liga e Kampionëve
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Kimmich shpjegon se si Real Madrid i kalon kundërshtarët e vështirë përkundër se nuk është favorit

Liga e Kampionëve
Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Lajm tragjik për Ngannoun: Vdiq djali i tij 15 muajsh

Boks
Kalo në kategori