LAJMI I FUNDIT:

A do ta realizojnë duetin e shumëpërfolur Vig Poppa dhe Tuna? (Video)

A do ta realizojnë duetin e shumëpërfolur Vig Poppa dhe Tuna? (Video)

Grupi i njohur i muzikës, Kaos është duke punuar shumë për krijimin e këngëve të reja.

Grupi shumë i pëlqyer shqiptar, pos bashkëpunimit me Ledrin, shumë shpejt do të publikojnë edhe një projekt solo. Kënga është tipike verore, shumë ritmike. Për më tepër Lumi dhe Vigani në këtë projekt i këndojnë aktorit të famshëm Jean Cloude Van Damme.


Por, diçka që është përfolur shumë kohët e fundit ka qenë edhe një bashkëpunim i mundshëm në mes Vig Poppas dhe Tunës.

A do të ketë një këngë të përbashkët të këtyre dy artistëve, ka treguar vetë Vigani për KTV-në.