LAJMI I FUNDIT:

‘Do ta dëshiroja’ – Araujo pranon se rikthimi i Messit te Barca do të ishte shumë i veçantë

‘Do ta dëshiroja’ – Araujo pranon se rikthimi i Messit te Barca do të ishte shumë i veçantë
(Foto: Getty)

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo, ka pranuar se do ta dëshironte kthimin e Lionel Messit në Camp Nou gjatë verës.

Kontrata e superyllit argjentinas me Paris Saint-Germainin është valide deri në fund të muajit qershor, ndërsa ka pasur shumë pak përparim në lidhje me rinovimin.


Dhe sa herë që përmendet e ardhmja e Messit, rikthimi te Blaugranët është gjithmonë opsion i spekuluar.

Rothen: PSG nuk duhet të rinovojë me Messin për shkak të rrogës së lartë dhe kurrë nuk i falënderon tifozët
Lexo po ashtu Rothen: PSG nuk duhet të rinovojë me Messin për shkak të rrogës së lartë dhe kurrë nuk i falënderon tifozët

Araujo – i cili ka luajtur dy sezone me kampionin e botës te katalunasit – nuk i ka fshehur emocionet e tij kur është pyetur në lidhje me rikthimin potencial të 35-vjeçarit.

(Foto: Getty)

“Rikthimi i Messit? Do të shohim, por do ta dëshiroja. Rikthimi i Leos do të ishte shumë i veçantë. Ai është futbollisti më i mirë në botë dhe ne do të ishim të lumtur nëse mund të kthehet”.

Vëllai i Messit: Barca u bë e njohur nëpër botë për shkak të Leos, më përpara njihej vetëm Reali
Lexo po ashtu Vëllai i Messit: Barca u bë e njohur nëpër botë për shkak të Leos, më përpara njihej vetëm Reali

“Po të isha Mateu Alemany (drejtori sportiv i Barcës), do të nënshkruaja me Rodrigo Bentancur dhe Leo Messi”, ka thënë 23-vjeçari për Jijantes FC të Gerard Romeros. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori