LAJMI I FUNDIT:

Rothen: PSG nuk duhet të rinovojë me Messin për shkak të rrogës së lartë dhe kurrë nuk i falënderon tifozët

Rothen: PSG nuk duhet të rinovojë me Messin për shkak të rrogës së lartë dhe kurrë nuk i falënderon tifozët
(Foto: Getty)

Ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit, Jerome Rothen, thotë se klubi nuk duhet t’i ofrojë kontratë të re Lionel Messi.

Kontrata e tanishme e argjentinasit skadon në fund të sezonit, ndërsa kampioni francez dëshiron qëndrimin e mëtutjeshëm të 35-vjeçarit.


Megjithatë, Rothen që ka luajtur edhe për Monacon, konsideron se mbajtja e kampionit të botës do të shkaktojë probleme për klubin duke përfshirë edhe shkeljen e rregullave financiare.

Drejtori i PSG-së konfirmon bisedimet për kontratën e re të Messit
Lexo po ashtu Drejtori i PSG-së konfirmon bisedimet për kontratën e re të Messit

Në bazë të raportimeve, superylli i futbollit përfiton rreth 60 milionë euro në vit në Parc des Princes.

(Foto: Getty Images)

“Rinovimi i Messit është një shaka. Është e komplikuar ta menaxhosh Messin, Neymarin dhe Mbappen. Veç kësaj, paga e tij është shumë e lartë”.

Zanetti zbulon bisedimet e Interit me Messin
Lexo po ashtu Zanetti zbulon bisedimet e Interit me Messin

“E shoh PSG-në të bllokuar me rregullat financiare, sepse ka shpërthyer shuma që duhet ta paguajnë në rroga. Tash do ta kenë mundësinë të rikuperojnë një shumë të madhe me pagën e Messit, kjo mund t’i lejojë ata të angazhojnë (lojtarë të rinj) dhe ta përmirësojnë skuadrën. Për gjithë këtë, është ide e keqe rinovimi i Messit”, ka deklaruar Rothen për RMC Sport.

Mesfushori i dikurshëm, i shndërruar në analist sportiv, e ka kritikuar po ashtu argjentinasin për mosangazhim dhe se ka refuzuar ta vë klubin para tij.

“Nuk përpiqet asnjëherë ta vë klubin para tij. Ai asnjëherë nuk i falënderon tifozët, e ul kokën dhe shkon në zhveshtore. Madje edhe kur shënon gola dhe brohoritet emri i tij, nuk bën asnjë gjest për t’i falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre”, ka thënë tutje Rothen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Gabriel Jesus shpërfill Bukayo Sakan kur zgjedh lojtarin e Arsenalit që mund të bëhet 'më i miri në botë'

Premier League
Kalo në kategori