Superliga e Kosovës vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 29-të, ku nga pesë sa zhvillohen, secila është më interesante se tjera.   

Tre duele do të luhen të shtunën dhe dy të tjera të dielën.


Pritet të jetë një javë shumë interesante, ku të shtunën dueli kryesor zhvillohet në kryeqytet mes Prishtinës dhe Ferizajt.

332060209 1198447644372838 3757978931439924882 n photo by: @Shpend Ahmeti

Po këtë ditë Malisheva pret Gjilanin, derisa Trepça ’89 në Mitrovicë është nikoqir i Llapit.

E dueli kryesor i kësaj jave zhvillohet të dielën në Klinë, ku Dukagjini që po kërkon daljen në Evropë pret liderin Dritën.

Drita Dukagjini 5

Në anën tjetër kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani do të përballet me vendin e fundit në tabelë, Drenicën.

Të gjitha ndeshjet e xhiros së 29-të fillojnë nga ora 15:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app