LAJMI I FUNDIT:

Super Kryeziu, shënon gol në datëlindjen e tij (Video)

Super Kryeziu, shënon gol në datëlindjen e tij (Video)

Njëri nga mesfushorët më të mirë që ka Kosova, Hekuran Kryeziu ka vazhduar me paraqitje fantastike.

Ylli gjilanas, sot feston 24-vjetorin e lindjes, dhe ai ka startuar për skuadrën e tij Luzern ndaj Young Boysit.


Ndeshja që i takon elitës së futbollit zviceran, është duke u zhvilluar dhe ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 3-1.

24-vjeçari ka arritur të shënoi golin e dytë për ekipin e tij me një goditje të fuqishme brenda zonës.

Ky ishte goli i parë këtë edicion për mesfushorin defensivë.

Kujtojmë që Kryeziu, është futbollist titullar i Përfaqësueses së Kosovës, ndërsa pritet të rikthehet në mars pas suspendimit në takim ndaj Turqisë. /Telegrafi/