ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Malishevë, pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht babanë e tij.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë, transmeton Telegrafi.


"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar babanë e tij. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor", njofton policia.

Tutje, policia bën të ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/