Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi dyshohet se ka sulmuar seksualisht një femër.

Rasti ka ndodhur të hënën në ora 13:35 në Suharekë.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/