LAJMI I FUNDIT:

Suksesi në fushë, Stephen Curry: Bëj rreth 500 gjuajte në drejtim të koshit gjatë ushtrimeve në palestër

Suksesi në fushë, Stephen Curry: Bëj rreth 500 gjuajte në drejtim të koshit gjatë ushtrimeve në palestër

Stephen Curry është një ndër basketbollistët më të mirë aktual të ligës më të mirë të NBA-së.

Ai ishte lider së bashku me Kevin Durantin në fitimin e titullit të kampionit të sezonit të kaluar në ligën më të fortë të basketbollit në botë.


Lojtari njihet për një precizitet të madh në shënimin e tre pikëve dhe kjo arrihet vetëm me punë të palodhshme.

Basketbollisti 30-vjeçar ka treguar për Marca-n se në stërvitjet ditore gjuan rreth 500 herë për tre pikë dhe se ky është çelësi i suksesit.

“Unë përpiqem të arrij shifrën prej 500 të gjuajtjeve në stërvitje. Nëse e shihni atë që bëj në fushë është sepse bëj stërvitje të shumta”.

“Përfundoi stërvitjet duke gjuajtur mbi 50 herë për tre pikë. Sa më të vështira stërvitjet, aq më i suksesshëm në lojë”, tha amerikani.

Ndryshe, Curry deri më tani ka fituar tre tituj të kampionit në NBA me Golden State Warriors. /Telegrafi/