LAJMI I FUNDIT:

Suarez, tifozëve të Barcelonës: Mos e fajësoni Koemanin, drejtuesit më larguan vetëm se isha shokë i Messit

Suarez, tifozëve të Barcelonës: Mos e fajësoni Koemanin, drejtuesit më larguan vetëm se isha shokë i Messit

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez u ka thënë tifozëve të Barcelonës që të mos fajësojnë trajnerin Ronald Koeman për largimin e tij të diskutueshëm, pasi faji u përket vetëm drejtuesve të klubit.

Pas fitores së Uruguait ndaj Kilit, Suarez foli për largimin e tij të shumë përfolur nga Barcelona, ndërsa nuk ngurroi të zbulojë prapaskenat.


“Koeman më tha se nuk do të largohesha nga klubi dhe se ai më kishte në planet e tij. Nuk ishte trajneri; ishin drejtuesit ata që më hoqën qafe te Barcelona”, ka thënë fillimisht Suarez për ESPN.

Suarez zbulon se ai qau pas trajtimit që iu bë nga Barcelona, përmend edhe Messin
Lexo po ashtu Suarez zbulon se ai qau pas trajtimit që iu bë nga Barcelona, përmend edhe Messin

“I shqetësonte që isha shoku i Messit. Ata gjithmonë ankoheshin se Messi nuk shkonte mirë me asnjë sulmues në klub dhe kur ai shkon mirë me një, ata e heqin qafe atë”.

“Edhe dy vite më parë ata donin të më hiqnin qafe për të sjellë sulmues të tjerë. Ata nuk sollën askënd për të garuar me mua sepse unë po garoja në një nivel të lartë”.

“Unë fitova respekt dhe unë nuk e meritoja të zbulohet përmes mediave që po largohesha. Ata po flisnin për para dhe për mua që shkoja në një klub tjetër. Ata duhet të më kishin thirrur dhe shpjeguar si duhet pse po largohesha. Jam i vetëdijshëm për moshën dhe nuk kam pasur ndonjë problem të largohem”.

Messi shpërthen ndaj Barcelonës për largimin e Suarezit dhe përshëndet mikun e tij të madh: Nuk e meritoje të të largonin kështu
Lexo po ashtu Messi shpërthen ndaj Barcelonës për largimin e Suarezit dhe përshëndet mikun e tij të madh: Nuk e meritoje të të largonin kështu

Nga ana tjetër, Suarez shpjegoi se Ronald Koeman donte ta mbante atë në Camp Nou.

“Nëse një trajner hyn dhe thotë se nuk je në planet e tij, atëherë fillon të dyshosh nëse është Koeman apo drejtorët që nuk të duan aty”.

“Koeman më thirri për të më njoftuar, por 10 ditë pasi e dinte që po largohesha. Ai tha që nëse nuk mund të gjeja një klub, ai do të më kishte në mendje”, përfundoi sulmuesi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori