LAJMI I FUNDIT:

Suarez zbulon se ai qau pas trajtimit që iu bë nga Barcelona, përmend edhe Messin

Suarez zbulon se ai qau pas trajtimit që iu bë nga Barcelona, përmend edhe Messin

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez ka pranuar se kishte vajtuar nga trajtimi që ai mori nga Barcelona kur u largua nga klubi muajin e kaluar.

Suarez kishte shënuar 197 gola në 283 paraqitje për Barcelona që kur u bashkua me klubin nga Liverpooli në verën e 2014, duke u bërë golashënuesi i tretë i të gjitha kohërave në klub, por u largua nga klubi në rrethana të vështira.


Uruguaiani ishte i zemëruar me Barcelonën, ndërsa tani ai ka zbuluar mundimin e tij gjatë ditëve të tij të fundit në Camp Nou para transferimit muajin e kaluar.

Më shumë lot se sa fjalë – Luis Suarez i thotë lamtumirë Barcelonës
Lexo po ashtu Më shumë lot se sa fjalë – Luis Suarez i thotë lamtumirë Barcelonës

“Isha në Barcelona për gjashtë vjet dhe kishte mënyra të tjera për të folur me mua dhe për të më thënë se ata donin të ndryshonin gjërat”, ka thënë fillimisht Suarez për Diario Sport.

“Ata nuk vepruan mirë dhe kjo e bezdisi edhe Lionel Messin. Ai e di që kemi vuajtur dhe sa e vështirë ishte për ne në atë moment”.

“Nuk u habita që ai i bëri ato komente duke më mbështetur në publik sepse e njoh mirë. E dija dhimbjen që ai ndjente. Mënyra se si ata e bënë atë, ndjenja që ju po hidheni është ajo që dhemb më shumë”.

“Ato ditë, nga e enjtja në të diel, deri në debutimin tim me Atleticon, ishin vërtet të vështira. Kam qarë për gjithçka që po kaloja”.

I mjaftuan vetëm 20 minuta: Suarez debuton me asist dhe dy gola te Atletico në fitoren e thellë ndaj Granadas
Lexo po ashtu I mjaftuan vetëm 20 minuta: Suarez debuton me asist dhe dy gola te Atletico në fitoren e thellë ndaj Granadas

“Unë nuk e mora mirë mesazhin e klubit për shkak të mënyrës se si ata e bënë atë, më shumë se gjithçka, sepse ju duhet të pranoni kur një cikël të mbarojë”, përfundoi sulmuesi.

Ndryshe, Suarez luajti për Atleticon në paraqitjen e tij 20-minutëshe në fitoren e tij debutuese 6-1 kundër Granada, ku shënoi dy gola, asistoi një tjetër dhe gjithashtu fitoi një penallti, e cila më pas u mohua nga VAR-i. /Telegrafi/