LAJMI I FUNDIT:

Studimi i fundit tregon se COVID-19 mbijeton për tre orë në ajër, katër tjera në bakër – dhe tri ditë në sipërfaqe të plastikës dhe çelikut

Studimi i fundit tregon se COVID-19 mbijeton për tre orë në ajër, katër tjera në bakër – dhe tri ditë në sipërfaqe të plastikës dhe çelikut

Në një studim të realizuar së fundmi nga Instituti Nacional për Shëndetësi, CDC, UCLA dhe Universiteti Princeton, thuhet se virusi që shkakton sëmundjen e coronavirusit ndryshe i njohur si COVID-19, mund të jetë i qëndrueshëm për orë të tëra si në ajër ashtu dhe sipërfaqe të ndryshme.

Shkencëtarët kanë zbuluar se sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes coronavirus 2 (SARS-COV-2) është zbuluar dhe ka qenë i qëndrueshëm për tre orë në ajër, deri në katër tjera në bakër, 24 orë në kuti kartoni dhe nga dy deri në tri ditë në sipërfaqe të plastikës dhe të çelikut, transmeton Telegrafi.


Rezultatet japin informacion shumë të rëndësishëm për qëndrueshmërinë e SARS-CoV-2 që e shkakton sëmundjen e COVID-19, dhe sugjeron që njerëzit mund të infektohen me virusin përmes ajrit dhe nëse prekin objekte të ndryshme të kontaminuara.

Ndërron jetë japonezi që qëllimisht kishte përhapur coronavirusin, mjekët i kishin propozuar vetizolim – ai kishte shkuar nëpër bare
Lexo po ashtu Ndërron jetë japonezi që qëllimisht kishte përhapur coronavirusin, mjekët i kishin propozuar vetizolim – ai kishte shkuar nëpër bare

Studimi është shpërndarë në masë të madhe gjatë dy javëve të fundit, pasi studiuesit e vendosën në serverin e tyre me qëllim që këto të dhëna të mund t’i përdorin kolegët e tyre.

Shkencëtarët nga Instituti Kombëtar i Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në laboratorët në Montana dhe Rocky Mountain, bënë krahasimet mbi atë se si ndikon ambienti në SARS-CoV-2 dhe SARS-CoV-1, gjë që e shkakton SARS-in. SARS-CoV-1 sikurse trashëgimtari i tij që tani qarkullon në të gjithë globin, kishte shpërthyer në Kinë nga ku kishte infektuar më shumë se 8 mijë njerëz në vitin 2002 dhe 2003.

SARS-CoV-1 ishte zhdukur pasi ishte gjurmuar dhe izoluar, duke mos u paraqitur as edhe një rast i ri që nga viti 2004. SARS-CoV-1 është një coronavirus i lidhur ngushtë me njeriun sikurse SARS-CoV-2. Në studimin e bërë sa i përket qëndrueshmërisë, të dy virusët janë sjellë në mënyrë të ngjashme, që për fat të keq nuk është arritur të shpjegohet se pse COVID-19 ka shpërthyer dhe është zgjeruar më shumë.

Për të dytën ditë me radhë në Wuhan regjistrohet vetëm një rast i ri me coronavirus, në tërë Kinën janë prekur edhe 12 tjerë – të gjithë kishin ardhur nga jashtë
Lexo po ashtu Për të dytën ditë me radhë në Wuhan regjistrohet vetëm një rast i ri me coronavirus, në tërë Kinën janë prekur edhe 12 tjerë – të gjithë kishin ardhur nga jashtë

Studimi i NIH është përpjekur të imitojë virusin që depozitohet nga një person i infektuar në sipërfaqe të ndryshme në një mjedis të shtëpisë apo në spital, siç është përmes kollitjes ose prekjes së objekteve. Shkencëtarët më pas kanë hulumtuar se sa kohë virusi mbetet infektues në këto sipërfaqe.

Shkencëtarët kanë theksuar observimet shtesë nga studimi i tyre:

Nëse qëndrueshmëria e dy coronaviruseve është e ngjashme, pse SARS-CoV-2 po rezulton në më shumë raste? Provat e reja sugjerojnë që njerëzit e infektuar me SARS-CoV-2 mund ta përhapin virusin pa e ditur këtë, ose para se t’i kenë simptomat e tij. Kjo do t’i bënte masat e kontrollit të sëmundjes që ishin efektive kundër SARS-CoV-1, më pak efektive kundër pasardhësit të tij.

Për dallim nga SARS-CoV-1, shumica e rasteve sekondare të transmetimit të virusit të SARS-CoV-2 duket se ndodhin në mjediset ku jetojmë e assesi në spitale apo ambulanca. Sidoqoftë, edhe hapësirat ku trajtohen sëmundjet si spitalet dhe ambulancat janë gjithashtu të prekshme nga prezenca e virusit dhe nga aty mund të përhapet SARS-CoV-2, kurse qëndrueshmëria e SARS-CoV-2 në ajër dhe në sipërfaqe të ndryshme ka gjasa të mëdha të kontribuoj në transmetimin e virusit në mjediset si spitalet dhe ambulancat.

E bazuar në këtë studim, profesionistët e shëndetit publik kanë përpiluar listën e masave preventive që duhen të ndërmerren, sikurse në rastet e gripave me qëllim që të parandalohet përhapja e SARS-CoV-2:

Shmangni kontaktin e afërt me njerëzit që janë të sëmurë

Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë

Shmangni kontaktin me sy, hundë dhe gojë

Mbulojeni gojën me faculetë kur kolliteni apo teshtini dhe më pas faculetën e hidhni në shportën e mbeturinave.

Pastroni dhe dezinfektoni objektet që më së shpeshti i prekni

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi

Amerika
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera

Azia
Kalo në kategori