LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë japonezi që qëllimisht kishte përhapur coronavirusin, mjekët i kishin propozuar vetizolim – ai kishte shkuar nëpër bare

Ndërron jetë japonezi që qëllimisht kishte përhapur coronavirusin, mjekët i kishin propozuar vetizolim – ai kishte shkuar nëpër bare

Japonezi që qëllimisht kishte përhapur coronavirusin pasi vetë ishte prekur me COVID-19, ka ndërruar jetë, njofton agjencia e lajmeve Kyodo.

57-vjeçari jetonte në qytetin Gamagor në prefekturën Aichi. Ai ka ndërruar jetë në spitalin ku edhe po hospitalizohej, transmeton Telegrafi.


Ai në fillim të marsit ishte diagnostifikuar me coronavirus dhe për këtë po qëndronte në repartin e sëmundjeve infektive, kurse mjekët i kishin propozuar vetizolim.

Për të dytën ditë me radhë në Wuhan regjistrohet vetëm një rast i ri me coronavirus, në tërë Kinën janë prekur edhe 12 tjerë – të gjithë kishin ardhur nga jashtë
Lexo po ashtu Për të dytën ditë me radhë në Wuhan regjistrohet vetëm një rast i ri me coronavirus, në tërë Kinën janë prekur edhe 12 tjerë – të gjithë kishin ardhur nga jashtë

Megjithatë në vend të kësaj, ai kishte shkuar në të paktën dy bare dhe kishte njoftuar familjarët që gjithashtu ishin infektuar me coronavirus, se po shkon për ta përhapur virusin.

Në një prej bareve kishte pasur kontakt me të paktën dy persona, e një prej tyre disa ditë më vonë ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit.

Kujtojmë që në Japoni janë infektuar më shumë se 1.500 persona, derisa 37 kanë humbur jetën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Presidentja e Gjeorgjisë i vë veton 'ligjit rus' që ka provokuar protesta prej javësh

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Kalo në kategori