LAJMI I FUNDIT:

Stresi për Xhulin: Ndoshta ka mungesë të burrave

Stresi për Xhulin: Ndoshta ka mungesë të burrave

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Stresi dhe Xhuli Nura po vazhdojnë të kenë raporte të acaruar duke hyrë në debate rreth çështjeve të ndryshme.

Reperi nga Shqipëria nuk i kursen asnjëherë deklarata për të madje nuk heziton që ato të jenë edhe në nivel të ofendimit.


Edhe së fundmi, teksa po diskutonte me Gjonin rreth Xhulit, reperi derisa ia shpjegonte një situatë u shpreh se ajo mund të jetë ‘në mungesë të burrave’.

Foto: Screenshot/Big Brother Kosova

“Më erdhi me gishta ishte duke më qorruar, më tha nuk jeni burra, jeni fmijaqa, po e diskutojmë punën e burrnisë, ndoshta ajo është në mungesë të burrave, këndej ka dhënë premtim tjetër, këndej është duke lypur burra, po e përmend shpesh këtë”, ka thënë Stresi.

Foto: Screenshot/Big Brother Kosova

Ndryshe, në shtëpinë e famshme të BBVK tashmë ka hyrë edhe një banori i ri, basketbollisti Fis Juniku teksa janë paralajmëruar edhe hyrje të tjera të reja.

Aktori i “Drag Queen”, Edon Shileku ishte i eliminuari i fundit që la shtëpinë të premten e kaluar (6 janar). /Telegrafi/