LAJMI I FUNDIT:

Stone tregon se ka qenë viktimë e keqtrajtimeve seksuale: Gjatë karrierës kam parë gjithçka

Stone tregon se ka qenë viktimë e keqtrajtimeve seksuale: Gjatë karrierës kam parë gjithçka
(Foto: Getty Images)

Sharon Stone është përfshirë në grupin e femrave që kanë rrëfyer se kanë qenë viktima të keqtrajtimit seksual në të kaluarën, ndërsa aktorja e famshme ka thënë se gjatë karrierës së saj të gjatë ka parë gjithçka në Hollywood.


Gjatë një interviste për CBS, 59-vjeçarja ka treguar për ngritjen e saj në karrierë, pa mbrojtjen e askujt.

(Foto: Getty Images)

Kur është pyetur rreth abuzimeve seksuale, ylli i “Basic Instinct” ka thënë se edhe ajo ka qenë njëra prej viktimave, por çuditërisht këtë e ka thënë duke qeshur.

Neeson: Akuzat për keqtrajtime seksuale në Hollywood janë gjueti shtrigash dhe gjëra fëmijësh
Lexo po ashtu Neeson: Akuzat për keqtrajtime seksuale në Hollywood janë gjueti shtrigash dhe gjëra fëmijësh

“Në këtë punë jam qe 40 vite. A mund ta mendoni atë punë kur kam hyrë para 40 vitesh? Për dukjen e atëhershme, nga Pennsylvania? Nuk kam pasur mbrojtje. Kam parë gjithçka”, ka thënë aktorja.

(Foto: Getty Images)

Më tej, Stone ka kujtuar se në fillim kishte punuar si modele dhe se nuk kishte vetëbesim dhe nuk e konsideronte veten atraktive.

Ajo kishte mësuar si të dukej joshëse, ndërsa dyert e aktrimit iu hapën, pasi pozoi nudo për Playboy.

“Gjithçka është dashur të mësoja nga fillimi. Si të flas, si të ec – gjithçka”, ka rrëfyer aktorja.

(Foto: Getty Images)

Në muajt e fundit në Hollywood ka shpërthyer skandali i keqtrajtimeve seksuale nga personalitet me ndikim.

Me akuza për keqtrajtime seksuale dhe përdhunime përballen të famshmit, si Steven Seagal, Dustin Hoffman, Harvey Weinstein e Kevin Spacey. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori