LAJMI I FUNDIT:

Pasardhësja e Skënderbeut konfirmon lidhjen me Skivin? (Foto)

Pasardhësja e Skënderbeut konfirmon lidhjen me Skivin? (Foto)

Kohë më parë në Kosovë qëndroi për festivalin HardhFest 2016 këngëtarja që pretendon se është stërmbesa e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Menjëherë ajo është parë në shoqëri të reperit të Babastars, Skivit, i cili madje ishte në aeroport për ta pritur dhe ishte edhe në Rahovec në HardhFest për të shikuar performancën e saj.]


Mbesa e Skënderbeut thotë se sytë nuk gënjejnë (Foto)
Lexo po ashtu Mbesa e Skënderbeut thotë se sytë nuk gënjejnë (Foto)

Dhe, pas muajsh të spekulimeve dhe fjalëve se ata vërtet kanë raport të afërt romantik, është vet Sophie Kastrioti ajo që ka konfirmuar se është në lidhje, pa zbuluar personin.

Këtë ajo e ka bërë në Facebook, ku nuk përmendet Skivi, por vet reperi aludoi për një romancë me të kohë më parë në një emision televiziv.

Mbetet të shihet kur do të dalë publikisht edhe Skivi për të konfirmuar lidhjen, por së pari atij duhet t’i pranohet viza australiane, e cila i është refuzuar. /Telegrafi/