LAJMI I FUNDIT:

Stephan Lichtsteiner: Po largohem prej Juventusit

Stephan Lichtsteiner: Po largohem prej Juventusit
during the Serie A match between Juventus and Cagliari Calcio at Allianz Stadium on August 19, 2017 in Turin, Italy.

Stephan Lichtsteiner ka njoftuar se po largohet nga Juventusi në fund të sezonit.

“Kam nevojë për sfida të reja”, ishin ndër fjalët e para të futbollistit pas fitores së brendshme kundër Bolognas me rezultat 3-1.

Ai u tha gazetarëve se ka ardhur në fund të ciklit jetësor të Torinos dhe se ka nevojë për sfida të reja.

“Këto janë 14 ditët e mia të fundit në Juventus. Kam nevojë për sfida dhe motivim të ri”, tha ai.

Stephan Lichtsteiner (Getty Images)

Kontrata e 34-vjeçarit do të mbarojë më 30 qershor, ndërsa zivecerani ka veshur fanellën e Bianconerëve që nga viti 2011.

Lichtsteiner nuk do të qëndrojë në Serie A, pasi luajti për Lazion nga viti 2008 deri në vitin 2011.

“Jam përmirësuar në mentalitetin tim. Nuk e dija se çfarë do të thoshte të luaja për Juventusin pasi ka presion dhe obsesion për fitoren”, tha ai për Sky Sport Italia.

“Në Lazio duhej të mbroheshim në mbrojtje, këtu në mesfushë. E ardhmja ime do të jetë jashtë Italisë. Unë nuk do të them ku ende, pasi që nuk e kam nënshkruar ndonjë marrëveshje”, tha futbollisti

Kujtojmë se lojtari deri më tani ka pasur 300 paraqitje në ligën elitare italiane dhe ka shënuar 15 gola.

Theksojmë se me Juventusin ka fituar 12 trofe të ndryshëm duke përfshirë gjashtë tituj të kampionit ndërsa me Lazion e ka fituar Kupën dhe SuperKupën e Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori