LAJMI I FUNDIT:

Statuja 13 metra e gjatë që shfaq Donald Trumpin lakuriq vendoset në SHBA, reagon Partia Republikane

Statuja 13 metra e gjatë që shfaq Donald Trumpin lakuriq vendoset në SHBA, reagon Partia Republikane

Një statujë që shfaq ish-presidentin amerikan, Donald Trump, lakuriq, është ekspozuar në një ngastër toke në Nevada të SHBA-së.

Deri më tani, është e paqartë se kush qëndron pas skulpturës 13 metra të gjatë, me Partinë Republikane të Nevadas që ka dënuar atë që e përshkruan si “statujë e mjerueshme”.

“Ndërsa familjet udhëtojnë me veturë nëpër Las Vegas, ato janë të detyruara të shohin këtë marionetë fyese”, tha Partia Republikane, shkruan skynews.


“Presidenti Trump dhe republikanët janë të fokusuar në dhënien e rezultateve që kanë rëndësi – uljen e inflacionit, sigurimin e kufijve tanë, krijimin e vendeve të punës dhe sigurimin e një të ardhmeje më të ndritshme për të gjithë amerikanët”, shtoi ajo.

Bëhet e ditur se Nevada ka votuar demokratët në katër zgjedhjet e fundit presidenciale, por me rezultat të ngushtë – në vitin 2020 Joe Biden fitoi me 50.1% të votave, duke lënë pas Trumpin me 47.7%.

Ndryshe, shumica e votuesve fajësojnë “retorikën ekstreme politike” nga disa politikanë dhe figura publike për kontributin në tentativën e dukshme për vrasjen e Trumpit në Florida muajin e kaluar.

Ryan Routh është deklaruar i pafajshëm për përpjekjen për të vrarë kandidatin presidencial republikan, i cili i mbijetoi një tentative për vrasje edhe në një tjetër incident në Pensilvani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump vendos t’i shesë armë Ukrainës, kongresistja republikane: Për këtë nuk e morëm votën, jam tejet e zhgënjyer

Trump vendos t’i shesë armë Ukrainës, kongresistja republikane: Për këtë nuk e morëm votën, jam tejet e zhgënjyer

Amerika
Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do t'i paguajë ato?

Marrëveshje e re amerikane për armët në Ukrainë: Çfarë do të marrë Kievi dhe kush do t'i paguajë ato?

Evropa
Pas një zënke me ish-partnerin, meksikania qëllohet për vdekje me pushkë automatike në mes të rrugës – publikohen pamjet rrëqethëse

Pas një zënke me ish-partnerin, meksikania qëllohet për vdekje me pushkë automatike në mes të rrugës – publikohen pamjet rrëqethëse

Amerika Latine
Prenë pemën ikonë në Britani, dënohen me burg dy burra

Prenë pemën ikonë në Britani, dënohen me burg dy burra

Evropa
Nga Sllovenia në Uashington - Melania Trump papritur bëhet zë i Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë

Nga Sllovenia në Uashington - Melania Trump papritur bëhet zë i Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë

Evropa
Deri në 7,000 afganë po zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar në një skemë sekrete pas shkeljes së të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes

Deri në 7,000 afganë po zhvendosen në Mbretërinë e Bashkuar në një skemë sekrete pas shkeljes së të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes

Azia
Kalo në kategori