LAJMI I FUNDIT:

Statistikat mbresëlënëse që dëshmojnë se Cristiano Ronaldo është mbreti i Ligës së Kampionëve

Statistikat mbresëlënëse që dëshmojnë se Cristiano Ronaldo është mbreti i Ligës së Kampionëve
(Foto: Getty Images)

Cristiano Ronaldo është bërë sërish kryetemë e mediave evropiane pas golit të shënuar kundër Paris Saint-Germainit në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Superylli i Real Madridit vazhdon të vë rekorde në garën më të madhe evropiane, mirëpo ai ka shumë rekorde edhe në ligat ku ka luajtur, si edhe për kombëtaren e Portugalisë dhe në kampionatet kryesore të përfaqësuesve ku ka marrë pjesë.

(Foto: Getty Images)

Disa prej tyre, jua sjellim në përmbledhjen e mëposhtme:

Cristiano Ronaldo ka shënuar 117 gola në Ligën e Kampionëve – më shumë se cilido lojtar tjetër. (Lionel Messi i ka realizuar 98 gola).

Cristiano Ronaldo ka shënuar më së shumti gola në fazën e eliminimit direkt (57 gola).

Cristiano Ronaldo ka shënuar në secilën prej tetë ndeshjeve të Real Madridit këtë sezon në Ligën e Kampionëve (12 gola në total).

Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë gola në Ligën e Kampionëve (117) se 19 nga 135 ekipet që kanë marrë pjesë në këtë garë.

Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë gola nga viti 2009 (102) se Manchester Unitedi (98) dhe Manchester City (98).

(Foto: Getty Images)

Cristiano Ronaldo ka qenë golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve në pesë sezone radhazi.

Cristiano Ronaldo mban rekordin për më së shumti gola në një sezon të Ligës së Kampionëve (17 gola në sezonin 2013/14), ndërsa në vend të dytë është prapë Cristiano Ronaldo (16 gola në sezonin 2015/2016).

Cristiano Ronaldo tashmë këtë edicion i ka realizuar 12 gola në Ligën e Kampionëve duke barazuar rekordin personal të golave të shënuar në sezonet 2012/2013 dhe 2016/2017, si edhe e ka kaluar numrin e golave të shënuar në këtë garë në sezonin 2014/2015.

TË GJITHA LAJMET PËR CRISTIANO RONALDON
Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET PËR CRISTIANO RONALDON

Cristiano Ronaldo është i vetmi lojtar që ka shënuar tri herë het-trik brenda një sezoni të Ligës së Kampionëve (2013/2014).

Cristiano Ronaldo është lojtari i vetëm që ka shënuar në tri finale të Ligës së Kampionëve (2008, 2014 dhe 2017).

Cristiano Ronaldo ka rekord të barabartë me Lionel Messin për më së shumti het-trikë në histori të Ligës së Kampionëve (nga shtatë).

Cristiano Ronaldo (dhe Messi) kanë shënuar më së shumti het-trikë në Ligën e kampionëve (nga shtatë) se cilido klub që ka marrë pjesë në këtë garë, pos Real Madridit (11) dhe Barcelonës (12).

(Foto: Getty Images)

Cristiano Ronaldo është lojtari i vetëm i Manchester Unitedit që ka shënuar het-trik në Ligën e Kampionëve.

Cristiano Ronaldo është lojtari i vetëm në histori të futbollit që ka shënuar më shumë se 50 gola brenda një sezoni, gjashtë sezone radhazi.

Cristiano Ronaldo është lojtari i vetëm që e ka fituar titullin e Ligës, Kupën, Superkupën, Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës për Klube, Lojtarin e Vitit, Këpucën e Artë dhe Topin e Artë, me dy klube të ndryshme.

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Real Madridit (437).

Cristiano Ronaldo dhe Zlatan Ibrahimovic janë të vetmit lojtarë që kanë shënuar në secilën minutë të një ndeshjeje zyrtare.

Cristiano Ronaldo është i vetmi lojtar që ka shënuar për dy ekipe të ndryshme fituese në finale të Ligës së Kampionëve.

Cristiano Ronaldo është i vetmi lojtar që është paraqitur në më shumë se një pozitë në Ekipin e Vitit nga UEFA.

Cristiano Ronaldo ka qenë i pranishëm më së shumti herë në Ekipin e Vitit nga UEFA (10 herë).

Cristiano Ronaldo e ka fituar Këpucën e Artë evropiane më shumë se cilido lojtar tjetër (katër herë).

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në gjithë historinë e top-gjashtë ligave evropiane.

Cristiano Ronaldo ka më shumë het-trikë në histori të La Ligas (33).

Cristiano Ronaldo ka shënuar më shumë het-trikë në La Liga nga viti 2009 (33) sesa që kanë shënuar të gjithë lojtarët e Manchester Unitedit (33) në histori të Ligës Premier (qëkur e mori këtë emër, në vitin 1992).

(Foto: Getty Images)

Të vetmet klube të Ligës Premier që kanë shënuar më shumë het-trikë në total (qëkur e mori këtë emër, në vitin 1992) sesa Cristiano Ronaldo, janë Arsenali (39) dhe Liverpooli (36).

Cristiano Ronaldo është lojtari i vetëm që ka shënuar gola në Kampionatet Evropiane ku ka luajtur 2004, 2008, 2012 dhe 2016, si dhe në Kampionatet Botërore 2006, 2010 dhe 2014.

Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Portugalisë (79 gola) dhe lojtari me më së shumti paraqitje (147).

Cristiano Ronaldo tash numëron 639 gola të shënuar për klubet dhe përfaqësuesen në 899 ndeshje.

Cristiano Ronaldo padyshim se është një prej lojtarëve më të mirë në lojën e futbollit.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori