LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë dhe parashikim: Liverpool – Chelsea

Statistika, analizë dhe parashikim: Liverpool – Chelsea

Liverpool dhe Chelsea do të takohen sot në kuadër të xhiros së 13 të Ligës Premier. Te dyja skuadrat vijnë në këtë përballje pas një serie të mirë në ligën elitare angleze, ku “The Reds” kanë shënuar tri fitore rresht ndërsa një më tepër e kanë “The Blues”.

Vendi: The Anfield Road, Liverpool


Koha: 25 nëntor (e shtune), ora 18:30

Lajmet rreth ekipeve 

Liverpool

Liverpooli nuk dihet nëse do të ketë në disponim Joel Matip, i cili ka humbur dy ndeshjet e fundit pas dëmtimit të këmbës.
Trent Alexander-Arnold dhe Joe Gomez duhet të vazhdojnë të luajnë në krahun e djathtë.
Jordan Henderson kishte një performancë të tmerrshme kundër Sevillas dhe Jurgen Klopp mund të mos ta inkuadroj që nga minuta e parë.
Emre Can mund të mungon pasi po lufton me lëndimet, ndërsa Alberto Moreno përballet me presionin e kohës për tu rikuperuar.

Futbollistët e të dyja ekipeve që pritet të mungojnë

Chelsea

Alvaro Morata, Tiemoue Bakayoko, Andreas Christensen dhe Gary Cahill do të kthehen në formacionin titullar pas pushimit në mesjavë.
Eden Hazard mund të luajë në sulm me Alvaro Moratën, duke lejuar Antonio Conte të që të ketë katër mesfushorë qendrorë. Ky vendim do t’i kushtonte me mos inkuadrim të njërit prej lojtarëve, Willianit apo Pedros.
Victor Moses do të mbetet sërish në stol, i cili ka gati gjashtë javë që nuk luan në 11-shen startuese. Gjithashtu edhe Michy Batshuayi, i cili pësoi një lëndim me kombëtaren belge.

Kush mund të jetë lojtari i ndeshjes?

A e dini se…?

Liverpooli nuk ka pësuar gol në shtatë prej tetë ndeshjeve të fundit si vendas (Premier League).
Liverpooli ka fituar tre ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Chelseat në të gjitha garat.
Chelsea ka fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit (Premier League).
Liverpooli ka shënuar së paku tre gola në tre ndeshjet e fundit (Premier League).
Chelsea nuk ka pësuar gol në tre ndeshjet e fundit (Premier League).
Në katër ndeshjet e fundit të Liverpoolit janë shënuar mbi dy gola (Premier League).
Liverpooli ka fituar tre ndeshjet e fundit (Premier League).
Në pesë prej gjashtë ndeshjeve të fundit të Chelseat janë realizuar mbi dy gola (Premier League).
Chelsea janë të pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit në të gjitha garat.

Vlerësimi i lojtarëve deri në xhiron e 13 të Ligës Premier dhe formacionet e mundshme:

Analizë:

Liverpooli barazoi kundër Sevillës në mesjavë, megjithëse kishte tre gola epërsi pas pjesës së parë.

Ky rezultat ka humbur paksa disponimin e lojtarëve të The Reds para takimit me kampionët e Ligës Premier.

Chelsea shënoi një fitore të lehtë kundër Qarabagut me rezultat 4-0 ndërsa Antonio Conte shpreson se lojtarët të kenë pushuar pas një udhëtim të gjatë.

Kjo është një fitore e domosdoshme për të dyja ekipet pasi që Manchester City duket se është favoriti i vetëm për titullin e Ligës Premier. Megjithatë, tri takimet e fundit mes këtyre dy ekipeve në Anfield kanë përfunduar 1-1.

Parashikim i ekspertëve të Whoscored

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori