LAJMI I FUNDIT:

“Squid Game” shkruan histori në Emmy Awards, bëhet seriali i parë jo-anglisht që nominohet në gjithsej 14 kategori

“Squid Game” shkruan histori në Emmy Awards, bëhet seriali i parë jo-anglisht që nominohet në gjithsej 14 kategori
Foto: Youngkyu Park/Netflix

“Squid Game” po vazhdon të bëjë histori.

Seriali i famshëm i Netflixit u nominua për çmimin Emmy në kategorinë kryesore të dramës. Si rrjedhojë, “Squid Game” bëhet seriali i parë në gjuhën jo-angleze që nominohet në Emmy Awards, shkruan LA Times.

Seriali me skena brutale i krijuar nga regjisori koreano-jugor Hwang Dong-hyuk, sjell historinë e një grupi njerëzish që janë në vështirësi të mëdha financiare ndërsa konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse për fëmijë për një çmim në para. Pas premierës së tij globale në shtator, zhurma ndihmoi që drama koreane të bëhej seriali më i suksesshëm i Netflixit ndonjëherë, sipas matjeve sekrete të vetë transmetuesit.

Foto: Youngkyu Park/Netflix
Reklama

Katër anëtarë të kastit kryesor të “Squid Games” u nominuan në kategori individuale të aktrimit për interpretimet e tyre. Lee Jung-jae, i cili portretizoi babanë zemërmirë, por të zhytur në borxhe, Seong Gi-hun, u nominua për çmimin ‘Aktori më i mirë në serial dramatik’.

Reklama

Jung Ho-yeon u nominua për çmimin ‘Aktorja më e mirë në rol dytësor në një serial dramatik’ për portretizimin e Kang Sae-byeok.

Park Hae-soo dhe Oh Yeong-su ishin të dy ndër aktorët dytësorë në një serial dramatik të nominuar. Park portretizoi ish-shokun e klasës së Seong-ut, Cho Sang-woo, ndërsa Oh luante Oh Il-nam, një koleg i moshuar që Seong miqësohet gjatë konkursit. Lee You-mi u nominua për çmimin ‘Aktorja e ftuar në një serial dramatik’ për performancën e saj si Ji-yeong.

Reklama

Anëtarët e kastit të “Squid Game” janë aktorët e parë vendas koreanë që janë nominuar në kategoritë e tyre përkatëse. Krijuesi i serialit Hwang është gjithashtu krijuesi i parë vendas korean që fitoi nominime për Emmy për skenarin dhe regjinë e dramës. Në përgjithësi, “Squid Game” shënoi 14 nominime për Emmy Awards, përfshirë për dizajnin e prodhimit, kinematografinë, efektet speciale, montazhin, temën e titullit kryesor dhe efektet speciale.

Reklama
Foto: Youngkyu Park/Netflix

Fakti që një dramë koreano-jugore është e pranueshme për Emmy Awards, është në vetvete një shenjë e ndryshimeve në industri. Çmimet Emmy nderojnë arritjet në televizionin amerikan, por përhapja e transmetimit i ka bërë programet në gjuhën jo-angleze më të aksesueshme për audiencën amerikane se kurrë.

Reklama

Historikisht, producentët dhe rrjetet televizive amerikane e kanë fokusuar zhvillimin e tyre origjinal të programimit në audiencën amerikane anglishtfolëse. Por aspiratat globale të shërbimeve të transmetimit me bazë në ShBA i kanë mjegulluar këto linja. Nevoja për të tërhequr tregjet anembanë botës ka bërë që kompanitë të zgjerohen në prodhime ndërkombëtare në gjuhë të huaja, gjë që ka kontribuar gjithashtu që biblioteka të jetë në dispozicion të abonentëve të tyre amerikanë.

Për shkak se “Squid Game” është një prodhim ndërkombëtar i krijuar për Netflix me bazë në ShBA me qëllim që të shfaqet në ShBA (si pjesë e publikimit të tij global), ai kualifikohet.

Reklama
Reklama

Edicioni i 74-të i Emmy Awards do të mbahet më12 shtator. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Bruno: Të gjithë banorët e Big Brother VIP Kosova janë paguar

Magazina
Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Fotografi në vende të njëjta në periudhë të njëjtë kohore – rikthehen aludimet për lidhjen e mohuar të Kiarës me djalin e biznesmenit të njohur shqiptar

Magazina

"Çfarë pune ke ti me Luizin" - publikohet telefonata e Oltës me bashkëshortin e saj brenda BBVA, produksioni ndërpret telefonatën

Magazina
Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?

Motra e Luizit zbulon se ka folur me Kiarën pas eliminimit të saj nga Big Brother VIP Albania?

Magazina
Kujtim nga Big Brother - 'Ciao Berto' mirëpret në fabrikë finalistin Artan Thaçi: Si u jetësua kolltuku i dizajnuar në dedikim për Cimën

Kujtim nga Big Brother - 'Ciao Berto' mirëpret në fabrikë finalistin Artan Thaçi: Si u jetësua kolltuku i dizajnuar në dedikim për Cimën

Butrint Avdyli
Luizi nervozohet pasi produksioni ia ndërprenë telefonatën me nënën

Luizi nervozohet pasi produksioni ia ndërprenë telefonatën me nënën

Magazina
Kalo në kategori