LAJMI I FUNDIT:

Sqarohet se përse VAR-i kishte të drejtë në anulimin e golit të Ekuadorit

Sqarohet se përse VAR-i kishte të drejtë në anulimin e golit të Ekuadorit

Kampionati Botëror ka nisur me polemika, shkaku i një goli të anuluar të Ekuadorit nga VAR-i.

Ekuadorianët shënua gol qysh në minutën e tretë përmes Enner Valencias ndaj nikoqirëve të Kupës së Botës, Katarit.


Por, goli i kapitenit të Ekuadorit u anulua nga VAR-i, derisa ka polemika se ajo nuk duhej anuluar dhe se nuk kishte të bënte me pozicion jashtë loje.

Rregullat e FIFA-s specifikojnë se nëse një lojtar i skuadrës (zëvendëson portierin) që po kryen fazën defanzive është mbrapa portierit, atëherë lojtarët e skuadrës kundërshtare që janë më të avancuar janë automatikisht në pozitë jashtë loje.

Andaj lojtarët ekuadorianë që kishin rrethuar portierin e Katarit, janë në pozicion jashtë loje, derisa edhe numri 13-të, Valencia është po ashtu në pozitë jashtë loje. /Telegrafi/