LAJMI I FUNDIT:

Spektakël në ‘Sllallom Prishtina 2014’ (Foto)

Spektakël në ‘Sllallom Prishtina 2014’ (Foto)

Gara Prishtina Sllallom kësaj radhë për dallim nga garat e kaluara kishte të pranishëm edhe pjesëmarrës tjerë përpos garuesve të rregullt, pjesë e organizimit ishin edhe motoristët e Prishtinës dhe qyteteve tjera. Po ashtu, pjesë e shout ishin edhe vetura klasike për ekspozim si dhe tuning-veturat. Pjese e këtij spektakli ishin drift shou nga profesionistët, si dhe nga të gjithë dashamirësit e autosportit.

Por ajo çfarë ishte më e rëndësishmja ishte prezenca e katër mbikëqyrësve të FIA-s (në mesin e tyre edhe kryetari i FIA CEZ , Zrinko Gregurek), prezencë kjo e vlefshme për ndërkombëtarizimin e Federatës së Autosporteve të Kosovës në FIA në dhjetor 2014.


Përkundër disa vërejtjeve teknike, ata ishin shumë të befasuar me numrin e madh të shikuesve dhe pjesëmarrësve në këtë organizim madhështor. Ata falënderuan po ashtu për ftesën e bërë nga ana e organizatorit të kësaj gare, Ismet Rexhepi, i cili është edhe kryetar i FASK-EUROGOMA dhe i cili tash e dy vite është duke bërë përpjekje maksimale për ndërkombëtarizimin e Federatës së Autosporteve të Kosovës në FIA.

Pjesa më bukur dhe më elektrizuese ishin padyshim garuesit që garuan në gjashtë kategori të ndryshme. Më i shpejti prej tyre ishte garuesi Blerand Hasanaj, i cili arriti kohën më të mire (03:30:46 sek) edhe në plasman gjeneral me veturën Opel Kadett Turbo, ndërsa pas tij u radhitën Flamur Ismaili me veturën Audi RS4, si dhe Gafur Haliti me veturën Subaru Impreza WRX. /Telegrafi/

Ndërsa sa u përket rezultateve të kategorive tjera, ato janë si në vijim:

rezfask

rez1

fask1 fask2 fask3 fask4 fask5 fask6 fask7